Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë territorin dhe jo vetëm në disa zona, ndërsa kërkesa e PD për qeveri tranzitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të bëhet anëtar i BE është rrëzuar dhe nuk do të jetë më pjesë e diskutimit. Këto detaje i dha Rudina Hajdari, bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore, e cila ishte pjesë e takimit të sotëm prej 9 orës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.
Hajdari tha në 'Opinion' se palët kanë rënë dakord për të zhvilluar identifikimin biometrik në të gjithë territorin dhe se kushti i opozitës për qeveri kujdestare ka rënë. Hajdari tha se depolitizimi i administratës zgjedhore është pika që ndan ende palët dhe do të diskutohet ditën e nesërme.
"Administrata zgjedhore ishte problem kyç, PD kërkon depolitizim të pjesshëm ndërsa mazhoranca është për të plotë. Sa i përket teknologjisë ata e morën këtë të drejtë. Qeveria kujdestare ka rënë. Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Kanë rënë dakord. Ambasada e ka organizuar të gjithë bisedën, pasi ata nuk tolerojnë të bëhen deklarata politike. Jam munduar që në çdo pikë të gjej konsensus”, tha Hajdari.

Komente


Kur flet kjo duke nisoj si mixha e saj kur pin
Përgjigju