-
Testimi i teknologjisë në zgjedhje, KQZ demonstron pajisjen që do shmangë votimin e dyfishtë apo me kartë të falsifikuar! Celibashi: Verifikimi në 1 minutë
Ditën e sotme KQZ bëri një demonstrim të mënyrës së identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.
20 Shkurt 2021, 11:59 -
Kërkesa e KQZ, Opozita ende pa propozime për zonat ku do implementohet votimi dhe numërimi elektronik
Opozita jashtëparlamentare ende nuk ka një përgjigje për KQZ, e cila i ka kërkuar propozime konkrete se në cilat zona sugjerojnë të implementohet votimi dhe numërimi elektronik, një projekt pilot që do të zbatohet në jo më shumë se 20% të vendit. Të kontaktuara nga Report Tv, partitë opozitare thanë se me rëndësi është zbatimi i këtij projekti, si një garanci për zgjedhjet.
5 Janar 2021, 16:42 -
Identifikim biometrik në të gjithë vendin, pilotim të votimit dhe numërimit elektronik/ KQZ kërkon rreth 27 milionë euro fonde për teknologjinë në zgjedhje
Për të realizuar votimin dhe identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon fonde. Përmes 2 shkresave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limite.
2 Dhjetor 2020, 10:31 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Identifikimi biometrik mund t'i kushtojë vendit deri në 28 milionë dollarë
Report Tv mëson se shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë dhe është ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare, e cila kërkon 14 milion euro për ti dhënë pajisjet e nevojshme me qira, dhe nëse KQZ do ti blejë pajisjet atëherë kërkon 17 milion euro.
18 Nëntor 2020, 10:12 -
Bie qeveria tranzitore, po identifikimi biometrik në gjithë vendin! Hajdari detaje nga takimi 9 orësh me ambasadorët
Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë territorin dhe jo vetëm në disa zona, ndërsa kërkesa e PD për qeveri tranzitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të bëhet anëtar i BE është rrëzuar dhe nuk do të jetë më pjesë e diskutimit. Depolitizimi i administratës zgjedhore është pika që ndan ende palët.
2 Qershor 2020, 23:02 -
Gjykata Kushtetuese të hetojë problemet në zgjedhje? Celibashi: Aspak e mençur
Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës se të ketë një shkrirje të Kolegjit Zgjedhor dhe me hetimin e problematikave në zgjedhje të merret Gjykata Kushtetuese. Ai tha se kjo nuk do të ishte një zgjedhje e mençur dhe as efikase, duke shtuar se më këtë mund të merret gjykata e Apelit dhe Administrative dhe nuk ka nevoj&am
2 Qershor 2020, 18:54 -
Depolitizimi i administratës? Celibashi: Palët politike të kenë përfaqësuesit e tyre, por jo autoritet të plotë në proces
Për depolitizimin e administratës zgjedhore një nga pikat që ka sjellë ngërç në arritjen e konsensusit mes palëve politike, për Celibashin është normale që palët të kenë përfaqësuesit e tyre në nivel të dytë dhe të tre të administrimit të zgjedhjeve pasi në vend k
2 Qershor 2020, 18:38 -
Celibashi në Report TV: Teknologjia dhe qeveria kujdestare, jo zgjidhje absolute! Të vendoset në Kushtetutë që qeveria të nisë punën sapo fiton zgjedhjet
Ilirjan Celibashi u shpreh se kërkesa e opozitës për një qeveri transitore nuk do të jepte një zgjidhje absolute dhe të plotë që do të siguronte standardet në zgjedhje. Ai kërkoi një rregullim kushtetues në lidhje me afatin e krijimit të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës. Sipas Celibashit është e pakuptimtë që zgjedhjet të bëhen në qershor dhe qeveria e re të formohet 2-3 muaj më pas.
2 Qershor 2020, 18:18