Bie regjistrimi i bizneseve
të reja 40% për 6 muaj

Bie regjistrimi i bizneseve<br />të reja 40% për 6 muaj
TIRANE - Për gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i bizneseve të regjistruara prane QKR-së ra me 40%. Gjithsej gjatë kësaj periudhe u regjistruan afro 5 mijë ndërmarrje, shifra më e ulët kjo, në gjithë historinë e qëndrës kombëtare të regjistrimit.

Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i QKR Tomi Kola, shpjegon se në periudha zgjedhore, gjithmonë ka patur një rënie të kërkesës për regjistrim, por jo sa kjo e sivjetshme.
Drejtori i QKR-së thote se problem shqetësues është edhe çregjistrimi i biznesit. Tomi kola pranon se deri tani ka propozuar 21 ndërhyrje ligjore të cilat synojnë shkurtimin e procedurave dhe kohës që i duhet një sipërmarrjeje për tu mbyllur, por deri tani nuk është marrë asnjë nisëm. QKR ka te regjistruara rreth 80 mije biznese, duke përballuar çdo dite procedurat e ndryshme qe kryejnë ato.

Marrë nga Vizion plus
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë