Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka pësuar një problem teknik. “Facebook” ra prej disa minutash dhe të gjithë përdoruesit u prekën nga kjo situatë.

Shumë përdorues janë ankuar se nuk kanë akses në profilet e tyre, as nuk mund të ngarkojnë postime. Shumë prej tyre kanë bërë postime në Tëitter duke shprehur shqetësimin pasi nuk arrinin të logoheshin në rrjetin social më popullor në botë.

Mirëpo kjo gjë zgjati vetëm 7 minuta, sepse më pas gjithçka ju kthye normalitetit. Ende nuk ka pasur ndonje reagim zyrtar nga aksionerët e Facebook për këtë bllokim.