Bie sërish vlera e euros dhe dollarit në tregun vendas
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 132.04 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.01 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.
Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies në tregun vendas, pas një rritjeje të lehtë të disa ditëve më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 132.04 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.01 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Monedha e përbashkët ka qenë në rënie për katër ditë radhazi. Nëse rënia vazhdon, euro do i afrohetsërish nivelit më të ulët të 10 viteve, që u arrit dy javë më parë, në 22 shkurt, kur një euro u këmbye me 131.93 lekë. Euro ka qenë e dobët në tregun e brendshëm këto dy muaj, ndryshe nga tendenca historike sezonale, kur monedha e përbashkët është e fortë në muajt e parë të vitit, si pasojë e qarkullimit të sasive gjigande të drogave të rënda në territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.
Edhe dollari ka hyrë në cikël rënës, duke zbritur ditën e djeshme në 106.9 lekë.