VLORE- Vreshtaria ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë familjare te fshatrat Panaja dhe Hoshtimë në Vlorë. Kulturat kryesore, Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi, njihen për cilësinë e lartë të verës dhe rakise.
Fermerët të cilet tashme po krasisin hardhite thonë se vitet e fundit kanë ulur siperfaqen sepse prodhimi i rakisë dhe verës po përballet me mungesë tregu.
“Ne e shesim verën me 400 lek për litër por llogarit 2000 lek ka shkuar vetem plugimi por blejmë dhe pesticidet e si përfundim nuk mbetet fitim”, tha një fermer.
“Ne e prodhojmë me kazanë rakinë, në mënyrë artizanale dhe e shesim me pakicë vetem tek të njohurit se s’ka treg”, tha një tjetër fermer.
Një ndër shqetësimet kryesore te vreshtarëve lidhet me plehrat kimike. Përveç rritjes së çmimeve, problem mbetet edhe cilësia e tyre.
“Ilaçet janë jo vetem të shtrenjta por dhe të skaduara. Nuk i mbrojnë hardhitë nga sëmundjet. Unë kam 4 dynym vreshtë por është kalbur dhe do ta shkul sepse pesticidet janë të skaduara”, tha një tjeter fermer në Panaja.
Të dhënat e fundit të INSTAT, për sipërfaqen e vreshtave në Bashkinë e Vlorës tregojnë një trend të qartë rënjeje. Në vitin 2020, sipërfaqja e vreshtave ishte 10.964 hektarë, ndërsa në 2024, ajo ka zbritur në 9.845 hektarë. Kjo tregon një ulje prej rreth 1.119 hektarësh, ose ndryshe 10%. Ky trend pasqyron efektet negative te mungeses se tregut, cmimeve te pesticideve si dhe largimin e banorëve nga fshatrat.
Sidoqoftë, duhet theksuar se këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, ndërsa raporti për vitin 2025 nuk është ende i disponueshëm per publikun. Kjo mungesë informacioni e bën të vështirë parashikimin per zhvillimin e ketij sektori ne te ardhmen.
INSTAT- Seksioni Vreshtari
• VLORA – Në vitin 2024, sipërfaqja: 9.845 hektarë
• VLORA – Në vitin 2020, sipërfaqja: 10.964 hektarë
Komente










