Përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur herët në Vlorë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkoi të martën në qytet bashkë me ekipet e ministrisë për të diskutuar nga afër me Bashkinë për atë që pritet në muajt e ardhshëm.
Në takimin me ekipet e bashkisë dhe kryetaren Bruna Mersini u fol për prioritetet e momentit, projektet që janë në zhvillim dhe organizimin e sezonit veror, me synimin që turizmi në Vlorë të mos mbetet vetëm te vera.
Një pjesë e madhe e diskutimit u përqendrua te menaxhimi dhe pastrimi i plazheve, përgatitja e vijës bregdetare dhe rritja e standardeve për qytetarët dhe turistët.
Në tryezë u fol edhe për asetet kulturore të zonës, si muzeumet dhe Kalaja e Kaninës, si dhe për mënyrën si mund të bashkëmenaxhohen më mirë për të lidhur më fort turizmin me kulturën dhe sportin.
"Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një 2026 më të gjallë, me më shumë aktivitete kulturore, zhvillim dhe energji festive për qytetin" tha Gonxhja.
Sipas diskutimeve në takim, synimi është që Vlora të ketë një sezon më të organizuar dhe një vit 2026 me më shumë aktivitete kulturore dhe zhvillim për qytetin.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.9%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë turistë të huaj në vitin 2025, Gonxhja: Shpenzuan 5.72 miliard euro, 15% më shumë krahasuar me 2024-n
30 Mars, 14:02
-
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, në kategorinë ‘Ansambël Arkitektonik Urban'
30 Mars, 08:36
-
Projekti ‘Lungomare 3’, Rama ndan pamjet: Është drejt përfundimit
30 Mars, 08:14
-
Sherr në Lungomare të Vlorës, pronari i një lokali dhunohet nga 3 persona dhe përfundon në spital (VIDEO)
29 Mars, 18:08
-
SPECIALE/ Shqiptarët ikin, të huajt vijnë të punojnë te ne! Shqipëria nga një vend simbol i emigracionit masiv në destinacion imigracioni
29 Mars, 07:02
-
Plagosje me thikë në Vlorë, 33 vjeçari në spital me dy plagë në trup
28 Mars, 15:08
-
Vlorë/ Digjen koshat e mbeturinave në mes të ditës përgjatë Transballkanikes, policia në terren (VIDEO)
28 Mars, 11:52
-
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda! U mori 200 deri në 600 euro (EMRI)
28 Mars, 11:18
-
Vlorë/ 81 karrige bosh dhe lule në det, nderohen viktimat e tragjedisë së Otrantos! Familjarët: Të lodhur nga padrejtësia
28 Mars, 10:19
-
Lirohen hapësirat publike në Orikum, Lungomare 3 hyn në fazën finale, Rama: Po transformohet vija bregdetare
27 Mars, 15:31
-
Ky fshat në Shqipëri është 2000 vite më i vjetër se Zvicra, Gonxhja: Thesar që duhet ruajtur ndër breza
27 Mars, 13:06
-
Një muze arkeologjik nëntokësor në sheshin 'Nënë Tereza', Gonxhja: Qendër e jashtëzakoshme, nuk rrezikohen ambientet mbi tokë
27 Mars, 12:17
Po turp nuk keni ,, Vlora është bërë si Afganistan, rrugë copo copë , shërbimet në administratë inekzistente , korrupsioni është bërë normë dhe mënyrë pune .,,pisllëku është në çdo rrugë , çmimet në maja . Ju jeni të paskrupull ,,Mëmkeq se sot Bashka dhe Vlora nuk ka qenë kurrë .
Përgjigju