Një ngjarje e rëndë  është regjistruar sot në ndeshjen mes Amines dhe Lilës në kampionatin francez të futbollit.

Gjatë ndeshjes është prishur njëra nga tribunat e stadiumit duke sjellë panik tek tifozët udhëtues, ngjarje kjo që çoi në  pezullimin e ndeshjes.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 15 të ndeshjes, ku tifozët po festonin shënimin e golit të shënuar nga Lilë, por në ato momente barriera në pjesën e përparme  ka rënë duke shtypur njëri tjetrin.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimi i ambulancave  u afrua  për të ndihmuar tifozët, ndërsa në fushën e lojës u krijua një kaos  pasi të gjithë vrapuan për të dhënë ndihmë për të lënduarit.

Nga të dhënat e para raportohet se 18 tifozë janë plagosur, ndërsa 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Sakaq, ndeshja është ndërprerë pasi ishte e pamundur për të vazhduar më tej, pasi  klima e krijuar nuk i ngjante më një ndeshje futbolli.
 


Redakisa Online
N.M/Shqiptarja.com