Idhulli i adoleshentëve Jutsin Bieber duket se këtë herë i ka zhgënjyer fansat e tij.

Këngëtari kanadez i popit ka shkuar dy orë me vonesë mbrëmjen e djeshme në koncertin që do të mbante në Londër, duke i detyruar shumë prej prindërve së bashku me fëmijët e tyre të largoheshin nga salla.

justin bieber

Aty kanë qenë të pranishëm fansat e 19 vjeçarit Bieber përgjithësisht nën moshën 16 vjeç, të cilët një ditë më parë kanë marë lajmin prej Bieberit në Twitter, ku ky i fundit është shprehur mjaft i ngazëllyer.

Sipas mediave të huaja ky ishte një zhgënjim i madh për të rinjtë të cilët e kishin pritur prej ditësh këtë event muzikor.

justin bieber

Më pas Justin ka dalë në skenë, por ishte shumë vonë për ata fansa të cilët ishin larguar duke lënë shumë karrige të boshatisura.

Gjatë kohës që këngëtari Bieber mungoi në skenë, në vend të tij performoi këngëtarja kanadeze Carly Rae Jepsen.

justin bieber

Organizatorët e koncertit eshe pse kërkuan të falur për vonesën e tij nuk dhanë asnjë arsye se përse ndodhi e gjitha kjo.

(b.t/shqiptarja.com)