Bielsa mbron futbollistët:
Humbja e Bilbaos është faji im!

Bielsa mbron futbollistët:<br />Humbja e Bilbaos është faji im!
Trajneri i Atletik Bilbaos, Marcelo Bielsa, ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e thellë 3-0 të skuadrës së tij përballë Atletiko Madrid në finalen e Europa League në Bukuresht.

Skuadra baske kishte shkëlqyer këtë sezon në arenën evropiane duke eliminuar kundërshtarë si Mançester Junajtid apo Shalke falë lojës së saj në stilin e Barcelonës, me kontroll topi dhe shumë pasime. Por ata nuk arritën të shfaqnin asgjë nga kjo lojë cilësore përballë Atletiko Madrid që i fundosi me dy golat e Falkao në pjesën e parë dhe golin e Diego në fundin e ndeshjes.

“Ndjehem tmerrësisht i zhgënjyer. Nuk luajtëm mirë. Luajtëm ashtu siç deshi Atletiko që të luanim, duke i lejuar ata që të bënin çfarë të dëshironin. Qartësisht, jam unë personi përgjegjës për mënyrën se si luan skuadra dhe ne nuk arritëm objektivin që i kishim vënë vetes”.

“Kundërshtarët tanë fituan me meritë. Kishte një diferencë të dukshme mes dy skuadrave”, ishte komenti i argjentinasit Bielsa pas ndeshjes ku u mund nga një prej “nxënësve” të tij, Diego Simeone, të cilin e ka drejtuar në kombëtaren argjentinase. Atletik Bilbao shpresonte që merrte trofeun e parë ndërkombëtar, pasi i kishte shkuar shumë afër suksesit në Kupën UEFA, duke arritur në finalen e vitit 1978.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës