168.8 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara, për shërbime, mallra, vendime gjyqësore apo investime, deri në fund të muajit mars të këtij viti. Totali i faturave të prapambetura është në rënie krahasuar me dhjetorin e 2020, ku detyrimet ishin 193,8 milionë euro. Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço ulja e borxheve është tepër pozitive për ekonominë, por ngre si shqetësim rritjen e detyrimeve nga vendimet gjyqësore.
“Ajo që bie në sy janë detyrimet gjyqësore dhe që vijnë kryesisht nga heqjet e padrejta nga puna. Ndërkohë që është për tu vlerësuar ulja e detyrimeve nga TVSH-ja, detyrimet që shteti duhet ti kthej privatit. Kjo ndikon pozitivisht në mbështetjen e bizneseve, që mund të lidhet edhe me fushatën elektorale”, shprehet Muço.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave detyrimet më të mëdha janë krijuar nga pushteti qendror me 64.7 milionë euro, ndjekur nga ai vendor me 55.9 milionë euro dhe 48,1 milionë euro borxhe për rimbursimin e TVSH-së. Sa i takon këtyre treguesve Muço thotë se duhet të tregohet kujdes me bashkitë.
“Detyrimet e bashkive janë rritur nga viti në vit. Bashkia e Kavajës është në risk falimenti, por janë edhe disa bashki të tjera në veri të vendit. Nëse nuk do të kemi një ndërhyrje nga qeveria nëpërmjet të transfertës së pakushtëzuar kam përshtypjen që disa bashki do të shkojnë drejt falimentit”, sqaron eksperti Muço.
Ministria e Infrastrukturës, e Financave dhe e Mbrojtjes kanë detyrimet më të mëdha të papaguara, ndërsa tek pushteti vendor Kavaja, Tirana dhe Vora paraqiten me më shumë borxhe, kryesisht për investime.
TOTALI I DETYRIMEVE TË PAPAGUARA
Viti 2020 193,873,491
Mars 2021 168,875,038
Diferenca -24,998,453
DETYRIMET E SIPAS KATEGORIVE
Pushteti qendror 64,719,157
Pushteti vendor 55,975,150
Rimbursimi i TVSH-së 48,183,985
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor 2024, 10:34
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor 2024, 16:59
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor 2024, 16:19