Bien gurë të mëdhenj në rrugën Skuraj–Burrel, shoferët ndalojnë dhe i largojnë vetë! Firma kontraktore nuk ndërhyn

Aksi rrugor nacional Skuraj –Burrel vijon të jetë problematik për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Pasditen e kësaj te hëne drejtuesit e automjeteve janë përballur me gurë të mëdhenj në të gjithë rrugën duke vënë në rrezik jetën.

Kanë qenë vetë drejtuesit e automjeteve që janë ndaluar dhe kanë hequr disa nga gurët e mëdhenj që kishin rënë në asfalt.

I gjithë segmenti nga tuneli i madh e deri tek ura e Ulzës është i mbuluar nga gurët, ndërsa asnjë punonjës i firmës kontraktore ''Geci'' nuk është parë në terren për të ndërhyrë.

Vitin e kaluar, kjo firmë, që mirëmban rrugën Milot-Balldre, u vu nën hetim nga prokuroria e Lezhës për shkak të problematikës që u krijua në këtë aks në muajin shkurt nga reshjet e dëborës. Kompania u vu nën hetim për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" me pretendimin se kjo nuk ka marrë asnjë masa për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor i cili u bllokua plotësisht për disa ora pasditen e së shtunës.

Dhjetra qytetare u bllokuan me 14 Shkurt në vitin e kaluar në rrugën Milot-Lezhë, pasi ky segment rrugor u bllokua nga dëbora mbremjen e 13 shkurtit. Kjo situatë u bë dhe objekt akuzash politike, pasi në këtë rrugë mbeti bllokuar për disa ore dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?