Bllokimi në superstradën Milot-Balldre për shkak të motit të keq, firma kontraktore 'Geci' vihet nën hetim nga prokuroria

Bllokimi në superstradën Milot-Balldre për shkak të motit të keq, firma kontraktore 'Geci' vihet nën hetim nga prokuroria

Foto ilustruese

LEZHË-Firma kontraktore ''Geci'' që mirëmban superstradën Milot-Balldre është vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, për shkak të problematikës që i krijua në këtë aks rrugor nga reshjet e dëbores të cilat u shoqëruan me ngrica.

Materialet në organin e akuzes janë referuar nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës" me pretendimin se kjo kompani nuk ka marrë asnjë masa për mirembajtjen e këtij aksi rrugor i cili u bllokua plotësisht për disa ora pasditen e së shtunës.

Prokuroria do të administroj dokumentacionin e kontratës që ka kompania "Geci" me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të parë nëse ka element të vepres penale. Sot në prokurori është marrë në pyetje një nga inxhenjerët e firmës, pasi sipas burimeve, pretendon se nuk e ka në kontrate ndërhyrjen në raste dëbore, për shkak se është zonë fushore. Gjithsesi pritet verifikimi i dokumentacionit nga prokuroria për të vërtetuar pretendimet e kompanise.

Dhjetra qytetare u bllokuan në superstraden Milot-Lezhë, pasi ky segment rrugor u bllokua nga dëbora mbremjen e 13 shkurtit. Kjo situatë u bë dhe objekt akuzash politike, pasi në këtë rrugë mbeti bllokuar për disa ore dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion