Kryetari I PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta mes tyre gjatë ditës së sotme në lidhje me qeverisje  e vendit dhe përballimin e situatës së motit të keq që ka përfshirë vendin.  Deklaratave të Bashës se Rama e ka lënë vendin në baltë  dhe nuk po bënë asgjë për shqiptarët, Rama u është përgjigjur se asnjë qytetarë nuk do të lejonte vetën që të bëhej 'rrotë me zinxhirë' për t'i besuar të ardhmen kryedemokratit. Por për Bashën këto deklarata janë të kota pasi koha e Edi Rama do të mbarojë më 25 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha ka bërë një deklarata aspak të zakontë për mediat. Në një fjalim që tentoi të ishte ironik për premtimet e Ramës në 2013, për të cilat Basha theksoi se nuk janë mbajtur, përfundoi duke bërë të njëjtat thirrje për qytetarët, se Rama ka dështuar dhe se ai ecën vetëm më propagandë dhe se nuk ka bërë asnjë premtim realitet.  

Deklarata e plotë e Bashës

Qytetarë të Shqipërisë, Më dëgjoni me vëmendje

1)      300 mijë vende punë

-Ne kemi ardhur këtu për të vendosur me votë tek numri 29 çlirimin e energjive të jashtëzakonshme të këtij populli dhe për të luftuar së bashku që të hapim 300 mijë vende të reja pune.

2)      Shëndetësi Falas

Shërbim shëndetësor falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë

3)      Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë

“Heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin dhe vezët, si edhe ulja e TVSH-së mbi ushqimin, janë e vetmja rrugë për t’u ardhur sadopak në ndihmë sot” 

Do të ulim taksat për 97 përqind të shqiptarëve.

4)      ULJA E ÇMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE

-Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët.

5)      Negociatat me Bashkimin Europian

Do t’i hapim negociatat me Bashkimin Europian, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

6)      Uljen e Borxhit publik

-Do ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit, të mos lejojmë një borxh pa asnjë tavan ligjor.

- Defiçit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.

7)      Buxhetin për arsimin 5%

-Arsimi, angazhimi ynë, burimet financiare nuk do të jenë më pak se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

8) Legalizime falas + Ujin në cdo parcelë e shtëpi

Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Mbas 4 vitesh nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.

9) Kthimi i emigrantëve në vend

Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshëre të tyre.

A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë? Keni të drejtë.

Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve. Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime.

Ai ka dështuar në çdo drejtim.

Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten.

Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe.

E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit.

Prej disa muajsh, une po punoj me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat! Të dashur shqiptarë, Vendi ynë është nën ujë. Sërish.

Rrugët janë bllokuar. Sërish.

Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.

Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.

Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.

Pyetja e vetme që shtrohet është: ç'po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?

Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!

Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar?

Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!

Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Basha nxiton t'i përgjigjet sërish Ramës: Edi proparama, shqiptarët e dinë që ti nuk do të bësh asgjë për ta

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxituar që ti përgjigjet kreut te qeverisë Edi Ramës, ku shkruan se të gjithë e dinë që Shqipëria ka ngecur në vend me Ramën.

Më tej kreu i PD-së shkruan se shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta.

‘Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!’’- shkruan Basha.

Ora 14:33
Rama-Bashës: Se çfarë bëra unë me tërmetin e pandeminë të gjithë e dinë! S'ka qytetarë që të bëhet rrotë me zinxhirë për të besuar ty Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t'i përgjigjet akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i treguar se qytetarët e dinë shumë mirë reagimin që ka bërë qeveria me tërmetin ku po vijohet me procesin e rindërtimit, me pandeminë por edhe me përmbytjet. Rama shkruan në twitter, se të gjithë e mbajnë mend në kohën kur ishte PD familjarët braktisnin shtëpitë e tyre dhe rrugët ktheheshin në pista patinazhi për makinat e qytetarët. 

Rama shkruan se nuk ka qytetartë që të bëhet rrotë me zinxhirë për t'i besuar Bashës të ardhmen e Shqipërisë.

"Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina! Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.", shkruan Rama.