Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz! Njëra po lahej në dush, e ëma dhe motra i shkuan për ndihmë! Plagoset djali

SHKODËR- Në familjen Kola ka pllakosur zija! Tre anëtarët e familjes, nëna dhe dy vajzat kanë ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:50, në qytetin Fushë Arrëz të Pukës.

Report Tv ka mësuar se njëra prej vajzave po lahej në dush dhe e ka zënë korrenti. E motra ka shkuar për ta shpëtuar dhe pas saj edhe e ëma, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe djali, i cili tentoi të shpëtonte dy motrat dhe nënën, por ka marrë goditje për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Viktima kanë mbetur Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Humbën jetën nga kontakti me energjinë elektrike, kush janë nëna me dy vajzat

1653753541_fusharrezx1.jpg

Nëna me dy vajzat humbi jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike. Viktima kanë mbetur Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Ora 17:52
Fushë-Arrëz/ Nëna me dy vajzat vdiqën pas kontaktit me energjinë elektrike, plagoset edhe djali, u shkoi për ndihmë

Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarja në Fushë Arrëz, ku nëna me dy vajzat vdiqën pas kontaktit me energjinë elektrike. I plagosur ka mbetur edhe djali i familjes Kola, i cili shkoi për të ndihmuar nënën dhe dy motrat, por ka marrë goditje për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muratori: 29/05/2022 11:26

    Jam dakort me elektricistin para se te laheni ne dush,,,hiqeni prizen e bolierit.....

    Përgjigju
  • B*3: 29/05/2022 10:28

    Fajtore jane ndertuesit, inxhiniere e arkitekte qe prizen e kane vene atje tek dushi. Ata duhen akuzuar per vrasje me paramendim. Nje specialist i di pasojat dhe prape se prape e ve prizen atje ku nuk duhet. Zoti i paste ne Parajse te ndjerat e ju dhente force familjareve! I bashkohem dhimbjes tyre.

    Përgjigju
  • Elekrticisti: 29/05/2022 03:12

    Sa here qe laheni ne dush puna e pare hiqeni spinen e bolierit nga priza. Ngushullime per jetet e humbura.

    Përgjigju
  • Iris: 29/05/2022 02:18

    /SHQIPTAR/, jam dakord me ju.Sa here kam shkuar ne Shqiperi,nena me rikujtonte vazhdimisht te shuaja/stakoja bolieren/skaldabanjen cdo here perpara se te futesha ne dush,por me bente pershtypje qe te zotet e shtepise ku shkoja nuk ishin dhe aq te shqetesuar,apo te kujdesshem per veten e tyre per nje gje te tille,bile e merrnin pak me humor.

    Përgjigju
  • Beni: 28/05/2022 22:28

    Rregulloni prizat dhe sistemin elektrik,,,,cfare beni more,,,merrni elektricist profesionist,,,gjynah I zotit.....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 28/05/2022 20:46

    E tmerrshme! Te shuhen tre jete ne lule te moshes… Zoti iu dhente force familjareve dhe sherim te shpejte te plagosurit! Sa here vij ne Shqiperi ua kam friken tubave qe varen nga bolieret sepse e di qe ka pasur raste qe njerezit jane djegur nga carja e tubit dhe sperkatja me uje te nxehte. Tani po na del edhe rreziku i elektroshokut. Duhen publikuar rezultatet e hetimit qe te parandalohen te tilla raste ne te ardhmen po te jete e mundur.

    Përgjigju
  • LORA: 28/05/2022 18:44

    Llahtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?