Bien në pranga dy kontrollorë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë
TIRANË,14 Prill /ATSH- I. Vata/-Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se janë arrestuar dy punonjës policie në Kakavijë, pasi morën rryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave në zonën Shengen. MPB shpjegon se “Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është […]
Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se janë arrestuar dy punonjës policie në Kakavijë, pasi morën rryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave në zonën Shengen.
MPB shpjegon se "Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është vënë në lëvizje dhe nisi hetimet menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin "Fiks Fare" në Top Channel, ku shfaqen 3 shtetas që denoncojnë një aferë, ku dyshohet se janë të implikuar edhe punonjës policie. SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e policisë, Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të Kodit Penal".
"Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në pikën e kalimit kufitar ne Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen. Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastres, qe urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë. Sot, në orën 17:00, u bë ekzekutimi i dy urdherave të ndalimit për efektivët e sipërpërmendur", theksohet në deklaratën e MB.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon emisionin "Fiks Fare" për investigimin dhe pamjet e trasmetuara.
/atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.1%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1726
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Pasi e shpalli fajtor, gjykatësi uron Trump: Suksese në mandatin e dytë presidencial
10 Janar, 17:09
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
10 Janar, 16:34
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21