Humbja e parë në Seria A këtë javë, që erdhi pas shumë barazimeve, ka ekspozuar për herë të parë shkarkimin e trajnerit Thiago Motta nga Juventusi. Edhe pse lajmi nuk vjen nga Italia, por nga “L’Equipe” në Francë, thotë se drejtuesit bardhezinj po mendojnë për pasuesin e italo-brazilianit, i cili nuk ka patur rezultet që priteshin edhe pas blerjeve të shumta në merkato.
Raportohet se drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar me Xavin, i papunë që pas largimit nga Barcelona në maj 2024. Diskutimet nuk kanë qenë formale, por përfaqësuesit e trajnerit janë vënë në dijeni se Juventusi ka interes për të. Në çdo rast shkarkimi i Mottas nuk do të ndodhë këtë muaj, por nëse situata e rezultateve përkeqësohet më tej.