Bien super-gjobat, ja penalitetet që
hiqen dhe ato që mbeten /Vendimi

TIRANE - Biznesi fitoi betejën me qeverinë për super-gjobat. Fjala është për amendime në ligjin e Procedurave Tatimore, që parashikonin gjobitje shumë të rënda, madje edhe burgun, për shkelje të karakterit fiskal. Gjykata Kushtetuese njoftoi se, pasi shqyrtoi çështjen me palë kërkuese Shoqatën për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, me objekt shfuqizimin e një serë neneve të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vendosi të pranojë një pjesë të pretendimeve të bzinesit.

Pasi ishin pezulluar menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, tashmë janëshfuqizuar përfundimisht gjobat në masë10 milionë lekë të reja për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, apo gjobat 500 mijë lekëshe vetëm për mosdeklarim të një punonjësi për efekt sigurimesh shoqërire, moslëshim fature, mosdeklarimin e pagës reale, etj. Ështëshfuqizuar gjithashtu dhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj, nëse nuk afishon çmimet apo njoftimin se ke të drejtë të mos paguash nëse nuk merr faturë.

Por, nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e biznesit për shfuqizimin e neneve që parashikonin konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar; gjobën në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar në rast vonese të parapagimit të këstit të tatim fitimit; gjoba prej 30.000 lekësh për çdo mosngarkim apo ngarkim jo të saktë të të dhënave IMEI të celularëve; gjobat për kompanitë audituese që certifikojnë kompani që janë me detyrim tatimor, etj.

Gjykata Kushtetuese vendosi kështu shfuqizimin e tetë neneve të ligjit të ri, të mbiquajtur“ligji i supergjobave”, duke i gjykuar në papajtueshmëri me Kushtetutën. Ndërkohë, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut kishte kërkuarpranë kësaj gjykate shfuqizim të11 neneve, gjë që nuk u mor parasysh tërësisht nga Gjykata.
 
Përplasja
Ndryshimet në ligjin e Procedurave Tatimore, që rritninderi në10 herë dënimet me gjoba për bizneset, ndërkohë që kërcënonim me burgim rastet e përsëritjeve, u miratuan në Parlament pa u konsultuar më parë me biznesin.Ky ligj nuk u dekretua nga presidenti Nishani. Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, arsyetoi në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë se konsultimet paraprake nuk ishin bërë, pasi dihej që masat shtrënguese do të kundërshtoheshin nga biznesi.

Ndërkohë, krahas kësaj, për të dytin vit radhazi edhe buxheti i shtetit 2016, ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës po kalon pa asnjë konsultë paraprake ndryshe nga sa përcakton ligji organik mbi të cilin hartohet buxheti vjetor. Nikollaq Neranxi, nga Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve,deklaroi se, në klimën që ka krijuar qeveria, konsultimi paraprak i ligjeve me biznesin duket si njëluks. Qeveria i ka shpallur “luftë” frontale dhe ligjore biznesit – tha Neranxi, një administrator me përvojë të gjatë në lëmin e importit dhe shitjes me pakicë.Qeveria s’e konsultoi me grupet e interesit strategjinë për zbutjen e ekonomisë informale, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit i kanë bërë transparente dokumentet dhe biznesi është vetorientuar me politikat e qeverive të tyre (Turqi, Mali i Zi dhe Kosova).

Vendimi
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 03.03.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut.

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave. 

Objekti: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, 

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

vendimi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti