Bienalja e Mesdheut "zigzag"
Tiranë me 14 evente në ditë

Bienalja e Mesdheut Tiranë me 14 evente në ditë">
“Këto ditë që mbahet Bienalja e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Tiranë, por edhe në Durrës ka më shumë energji, ka ekspozita të ndryshme. Çdo ditë ka më shumë se 14 evente në ditë dhe ekspozitat vazhdojnë të qëndrojnë hapur nga ora 10.00 deri në ora 19.00 pasdite”, shprehet kuratori kryesor i ekspozitës Driant Zeneli.

Ai shton më tej se pjesëmarrja e publikut në këtë ngjarje të madhe të artit e ka bërë të ndihet i kënaqur.

“Ne jemi edhe shumë të kënaqur me vëmendjen që i është kushtuar Bienales, sepse publiku e zgjedh vendin dhe shkon të shikojë atë perfomancë që dëshiron,” thotë Zeneli.

Gjatë këtyre tri ditëve në Tiranë artistët më së shumti shprehen se janë të kënaqur me gjithçka po përjetojnë, por kuratori Zeneli përpiqet të jetë realist.

“Natyrisht është një festë shumë e madhe dhe do të kemi edhe pakënaqësi të vogla, të jemi realistë, por kjo ndodh edhe kur bën një dasmë të madhe, ndërsa vetë partnerët e Bienales për Artistë e Rinj të Mesdheut janë të gjithë të kënaqur”, shprehet Zeneli.

[gallery]22151[/gallery]

“Qilimi i Mirëseardhjes” nga Shën Gjergji
 Duke ndjekur hap pas hapi perfomancat e Bienales, që zhvillohen nga Qendra Kulturore “Turbina”, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar, ish Amasada Jugosllave, Parku Rinia, Hotel Destil e më gjerë, duhet të ritakohesh disa herë me projektin “Tirana-Sixhade”, një projekt i kuruar nga Flori Gjini, që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe pjesëmarrësve të bienales.

Në ditën e parë të Bienales 15 artistë të rinj shtruan “Qilimin e Mirëseardhjes” prej 1350 metra katrorë që u realizua në një kohë rekord për 20 orë. Motivet e lashta të qilimit të Shëngjergjit që kanë mbijetuar në një fshat në periferi të Tiranës, janë si një ftesë që do të thotë “Mirëserdhët në Shqipëri miq!”.
Projekti ka tërhequr edhe vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili ka uruar festën e Shën Gjergjit përmes qilimit me motive tradicionale në Sheshin “Nënë Tereza”.

Në statusin e tij në facebook, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjesi, dhe ju uroj gëzuar Shën Gjergjin me këtë imazh fantastik të Sheshit ”Nënë Tereza” i shtruar me këtë qilim me motive tradicionale nga fshati Shëngjergj i Tiranës, si pjesë e performancave artistike të Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut Mediterranea18”.
 
54 artistë në Galerinë Kombëtare të Arteve
Të 230 artistët që këto ditë po shijojnë gjërat më të bukura që Tirana, nuk i kursen për mysafirët e huaj, i janë bashkuar thirrjes për të menduar në lidhje me temën e Shtëpisë, duke kaluar nëpër katër elemente kryesorë: Historia, Konfliktit, Ëndrra dhe Dështimi.

Duke iu referuar këtyre elementëve, kuratorja Maja Ciric që vjen nga Serbia e ndjen veten si në shtëpinë e saj. Për të është hera e gjashtë që vjen në Shqipëri.

“Jam kuratore e ekspozitave të 54 artistëve që kanë prezantuar projektet e tyre në Galerinë Kombëtare. E rëndësishme në këtë projekt është shtrirja e madhe gjeografike, me artiste që të surprizojnë, e që përputhen me temën “Shtëpia” të ideuar nga kuratori kryesor Driant Zeneli. Bienalja e stacionuar në Shqipëri ka krijuar një komunikim interesant. Për mua është hera e 6-të që vij në Shqipëri dhe mendoj se suksesi i bienales në Tirane është se këtu ka shumë energji, shumë atmosferë kreative, shumë interes për artin. “, deklaron kuratorja Ciric.

Kjo Bienale promovon artin bashkëkohor dhe drejtohet nga kuratori Driant Zeneli, ndërsa rubrikat e kësaj bienaleje kanë për kuratorë Ema Andrean, Alban Nimanin, Rubin Beqon, Eroll Bilibanin, Jonida Turanin, Maja Ćirić dhe kuratoren e performancave letrare, Maria Rosa Sossai. Projektet e kësaj bienaleje janë bërë një mjet i mirëkuptimit të ndërsjellët, i bashkëpunimit dhe dialogut ndërkulturor.

Art për të kapërcyer kufijtë dhe konfliktet”. Ky është mesazhi më drejtpërdrejtë që buron nga përjetimi i perfomancave. Ekspozita, shfaqje filmash, ngjarje muzikore, takime dhe biseda ofrohen gjatë gjithë ditës. Një pjesë e performancave për publikun janë paksa të çuditshme. Por edhe çudia vetë është një pikëtakimi me artin.....

[gallery]22150[/gallery]
bienalja

bienalja

bienalja
(Performanca e Ledia Kostandinit sot në Bllok)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar