Në Kukës, Tropjë dhe Korçë ka ardhur sinjali i parë i futjes se stinës së dimrit. Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të dëborës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.
Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta. Në Kukës, gjatë natës pati dhe erëra të forta që sollën edhe probleme me energji elektrike. Pesë fshatrat e Njësisë Administrative të Shishtavecit, janë pa energji elektrike. Burime te OSHEE Kukës thonë se shkak është bërë një defekt në linjën e transmetimit si pasojë e motit të keq ndërsa grupet e avarisë janë në punë për riparimin e defektit. Ndërkohë shirat e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit. Megjithatë KESH nuk ka vendosur ende në punë agregatët e këtij hidrocentrali me qëllim akumulimin e sasisë së ujit për pjesën e mbetur të vitit.
Në pamje e ngjashme me pikturat nga ka ofruar edhe mali i Gramozit, 2527 m. Gazetarja Gladiola Hoxha sjell foto, ku duket se maja e malit e malit është veshur me të bardha.
Bora në Malin e Gramozit
Une deri me sot e dija qe Gramozi eshte ne Kolonje dhe jo Korçë....
Përgjigju