Big Basta: Promovon albumin, pranë tij Vesa Luma

Big Basta: Promovon albumin, pranë tij Vesa Luma
Mes miqsh artistë e të afërm reperi, Gerald Xhari i njohur si Big Basta ka promovuar albumin e tij të dytë muzikor, Radio & Club. Big Basta ka performuar për të ftuarit e tij një pjesë të mirë të këngëve të reja, që duket se janë pëlqyer nga të ftuarit .
TH&TH ka arritur të sigurojë disa fotografi nga promovimi ku shohim disa personazhe të njohur publik. Spikasin ndër ta këngëtarja e mirënjohur, Jonida Maliqi që si gjithnjë vjen me një pamje dhe veshje shumë të veçantë, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema, Ornela Bregu etj.
Nuk ka munguar as çifti i mirënjohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët kanë marr me vete edhe djalin e vogël Aron. Nuk mund të mungonte në këtë eveniment as këngëtarja kosovare, Vesa Luma. Ajo ka qëndruar shumë afër Big Bastës, duke e këshilluar përpara ngjitjes së tij në skenë.
Në foto shohim që në këtë event kanë qenë të pranishëm edhe banorë të Big Brother Albania, Toros Shahnaian dhe miku i tij, Ervin Sinjari. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar së bashku me të dashurën e tij. Big Basta e ka promovuar albumin e tij të ri edhe në Prishtinë, ndërsa së shpejti do të nxjerr në treg edhe klipin e tij, “Radio & Club”, që do të xhirohet në Ulqin.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë