Big Brother 6, Marselino:
Kam bërë seks me 10 ruse

Big Brother 6, Marselino:<br />Kam bërë seks me 10 ruse
TIRANE - Një spektakël i vërtetë ka qenë përballja e Marselinos dhe bashkëshortes së tij Liljana. E para u shpreh Liljana e cila gjatë pyetjeve të Arbanës u shpreh se nuk kishte dijeni per profesionin që Marselino ka ushtruar më parë se ajo ta njihte atë.

Ajo që ishte më interesante gjatë mbrëmjes qe se Liljanës nuk i intersonte aspak çfarë kishte bërë Marselino, me jetën e tij më parë. Arbana e pyeti Liljanen se si janë njohur, ndërsa ajo tha në mënyrë ekstreme dhe pastaj bëri të ditur që janë njohur në facebook.

Liljana tha se ishte ajo që hodhi hapin e parë. Si me shaka Arbana i tha se pas facebookut ngeli shtatzënë dhe kështu u bë martesa. Liljana tha se Marselino ka dëshirë të ketë prapë fëmijë pas daljes nga ‘Big Brother”, por duhet edhe pak kohë. Liljana u shpreh se nuk e dinte sekretin e Marselinos më përpara dhe e zbuloi atë gjatë kësja nate të spektaklit.

Ajo pohoi se nuk kishte qenë aspak kundër mbi pjesmarrjen e tij,  nuk është aspak xheloze mbi miqësite e tij të  reja, për të kaluarën e tij pasi ajo u shpreh se e njeh mirë Marselinon, dhe nuk do ta tradhëtojë brenda shtëpisë. Surpriza por dhe dhurata më e bukur që ajo i bëri Marselinos, ishte pikërisht një tatuazh i bërë në dorë gjatë këtyre ditëve ku ishte shkruar emri “Marselino”.

Nga ana tjetër ka qenë vetë Marselino e cili ka shpërthyer në lotë mallëngjimi për Liljanën dhe djalin e tyre tre vjeç. Marselino ka pohuar mbi profesionin e ‘zhogolosë’, që e ka ushtruar në një kohë të shkuar të afërt, të jetës së tij. Ai pohoi se këtë vendim e ka marrë në një moment të vëhstirë të jetës së tij, dhe nuk ka dashur ti tregojë bashkëshortes së tij, duke e lënë pas të shkuarën, dhe të jetojnë të tashmen.

Jo vetëm kaq ai ka pohuar live gjatë spektaklit se një herë me pushime kishte shkuar me katër ruse teksa pushonte në Turqi. Sipas tij kjo i përket së shkuarës tanimë dhe do të dëshironte që dashuria e tyre të shtohej. Gjatë spektaklit një vëmendje të madhe ka bërë pikërisht sjellja e modeles Elenës e cila u komentua gjatë dhe në spektakël për zhveshjet e saj brenda shtëpisë.

Një banore e cila ka ngjallur debat dhe për “biseksualitetin” e saj. Në fund të fundit Elena u shpreh se ishte shumë krenare për të pasmet e saj, dhe që pozonte në shtëpi sipas dëshirës dhe momenteve të saj, gjë të cilën e ka bërë për të marrë më shumë vëmendje dhe sigurisht simpatinë e televotuesve.

Rihyrja e Jonildës sërisht në ‘Big Brother” ka qenë një tjetër moment interesant për banorët dhe teleshikuesit. Ajo u rikthye në shtëpi pas një ndërhyrje në gjoksin e saj, ku dukej shumë bukur me gjoksin e ri, sipas Arbanës. Në Fund banorët kanë eleminuar njëri –tjerin duke dhënë dhe arsyet përkatëse.

VIGANI DHE EDBERI DY BANORËT E RINJ NË SHTËPI


Në spektaklin e tretë në shtëpinë e “Big Brother Albania 6” hynë dy banorë të rinj. Ata janë Vigani dhe Edber. Arbana e komenton ardhjen e tyre si ‘të rëndësishme’ për banorët femra të Big Brother. Vigani është nga Gjakova. Ai jeton dhe punon në Prishtinë. Po ashtu edhe Edberi jeton dhe punon në Prishtinë. Ata janë shokë të ngushtë dhe punojnë bashkë.

Ata janë agjentë shitjeje dhe punojnë në një kompani marketingu. Gjithashtu ata prefërojnë muzikën. Në klip shifen duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë. Sekreti i tyre është: Ne jemi një konkurrent i vetëm. Kjo do të thotë se nëse vetëm njëri eliminohet, atado të elimimohen që të dy.

ARJAN KONOMI: “ZHOGOLO” PROFESIONI MË I VJETËR NË BOTË


Panelisti Arjan Konomi, pohoi gjatë spektaklit nëse kishte dijeni se cili mund të ketë qenë djali “zhogolo’. “Kisha lexuar gjatë këtyre ditëve gazetat por, duke qenë se u nisa dhe nga sjellja dhe “looku”  mendoja se mund të ishte Marselino. Në fakt ky është një sekret jo për lojë, por një sekret nga ato që ruhet fort dhe njeriu mund ta ruajë deri në varrë dhe nuk e tregon kurrë.

“Të bësh seks me pagesë”thonë se ky profesioni më i vjetër në botë. Është profesioni më i vjetër i njerëzimit. Shoqëria jonë, mentaliteti ynë sigurisht nuk do ta ketë të lehtë ta pranojë. Porn ë fakt ëhstë diçka që Marselino e ka bërë në një kohë në një moment të vështirë të shkuar të jetës së tij. Ai mund të vidhte siç u shpreh dhe vetë, por nuk e ka bërë këtë.

Shpresoj shumë që njerëzit ta mirëkuptojnë dhe të mos e paragjykojnë se çfarë ka bërë ky person në një moment të vështirë të jetës së tij, duke mos ditur arsyet dhe rethanat. Vendimi i tij personal nuk i prishin punë shoqërisë dhe ligji nuk e ndalon një gjë të tillë. Ashtu si një i moshuar i bën një dhuratë një më të riu për t’i bërë qejfin më duket se është e njëjta gjë ”, përfundoi opinionin e tij Konomi.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë