Big Brother 8,eleminohet Kreshniku 
Zbulohet opinionistja e re, Kazhani 

Big Brother 8,eleminohet Kreshniku <br />Zbulohet opinionistja e re, Kazhani 
Mes emocioneve, debateve dhe dënimeve u mbyll dhe java e 3-të e spektaklit “Big Brother Albania 8”. Ndryshe nga javët e kaluara, këtë herë fatin e keq të këtij rrugëtimi e pati Kreshniku, duke përfunduar kështu aventurën e tij në “BB8”. Edhe pse, është theksuar se eleminimet do të jenë në çift, Vëllai i Madh ka menduar ta ndryshojë lojën në momentin e fundit. Stiliani nuk u largua, por Big Brother i ofroi një mundësi. Ai do të qëndroj brenda shtëpisë, pa dijeninë e banorëve të tjerë, duke respektuar zgjedhjen që ai bëri që në fillim të eleminimit.

Eliminimi nuk është në çift
Vëllai i Madh u ka vënë si kusht që të luajnë në çift dhe se loja e njërit do të ndikojë edhe tek partneri. Këtë “Big Brother” ua ka thënë banorëve që natën e parë që kanë hyrë brenda shtëpisë. Kështu ata kanë marrë shpërblime në çift, por edhe dënime në çift. Ajo që banorët nuk dinë dhe që shpesh e kanë diskutuar është çështja e eliminimit. Ata kanë hamendësuar se eliminimi mund të bëhet gjithashtu në çift. Banorët nuk e dinë, por Vëllai i Madh ka vendosur që votimi për të larguar të nominuarit nga loja do të behët në formë individualë. Pra, nuk do të ketë eliminim në çift.

kreshnik bb8

Fjalori i i pistë dënon banorët
Që në fillim të shoë-t dhe pas debateve që kishin në qendër të tyre dy liderët Fabianin dhe Fatjoni, ka nisur një tjetër diskutim për debatet që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në shtëpi. Pas një kohe të gjatë diskutimesh për debatet në shtëpi, Ledioni ftoi banorët që të shohin një tjetër klip. Në të shfaqen banorët që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi kanë përdorur shumë fjalë të pista. Klipi mbyllet me shprehjen e Eleonorës “po ç’është ky fjalor këtu?!”. Pas klipit Ledioni u komunikon banorëve se për thyerje të etikës Vëllai i Madh ka vendosur që t’i ndëshkojë banorët, të cilëve u është kërkuar që të moderojnë sjelljen dhe fjalorin në shtëpi.

Sfida koreografike, Kreshniku largohet me 300 mijë lekë.
Veç debateve, këtë javë Big Brother ka zhvilluar kampionatin për çiftin perfekt të shtëpisë. Për këtë, gjatë javë në shtëpi janë zhvilluar një seri sfidash. Çifti perfekt që fitoi shumën dy milionë lekë ishte Eleonora-Marina, të cilat këtë shumë e ndanë në tri shuma të tjera, 300 mijë lekë iu dhuruan Kreshnikut.  
 
 
Mira Kazhani zëvendëson poeten Moza Ahmeti
Mira Kazhani do të jetë opinionistja e radhës në “Big Brother Albania”. Pas lajmit për largimin e Mimoza Ahmetit nga spektakli më popullor në vend, “BB” kanë qenë të shumta spekulimet se kush do ta zëvendësonte atë. Gazetarja Mira Kazhani do të jetë opinionistja që zuri karrigen në studion e madhe të “Big Brother Albania 8”.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'