Big Brother 8 merr vendimin e parë
drastik, largon nga shtëpia Edisonin 

Big Brother 8 merr vendimin e parë<br />drastik, largon nga shtëpia Edisonin 
Banorët janë të shpërndarë nëpër shtëpi .Zeri i Vëllait të Madh i fton të mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes. Vëllai i Madh komunikon: Banorë! Në këtë shtëpi janë thyer rregullat. Edisoni i vuri kushte Big Brother-it. Big Brother mori një vendim.

Edisoni nuk është më banor i Big Brother. Deri në një vendim të dytë shtëpia ka vetëm një lider, ajo është Zaida.Nga vendimi i Vëllait të Madh i kushtëzuar nga Edisoni duket se banori më i mërzitur është Kika, i cili largohet nga dhoma e ndenjes. Banorët e tjerë përgëzojnë Zaidën që vazhdon të mbajë titullin lider.

Edisoni: Lojën e vazhdon unë ose Sokoli

Edisoni mesa duket e pati të pa mundur të mbante premtimin që i bëri vetes disa dite më parë. Ai vendosi që nuk do të bëhej më pjesë e debateve në shtëpi dhe nuk do të merrej më me Sokolin deri në spektaklin e së Shtunës. Edhe pse mbrëmjen e shkuar Edisoni dhe Sokoli gjetën gjuhën e përbashkët, sot debati mes tyre arrin kulmin.

Edisoni pasi del nga dhoma e rrëfimit drejtohet në dhomën e gjumit dhe bën gati valixhet. Eleonora e ndjek nga pas duke u munduar që ta qetësoj. “Ti ke një javë që luan me nervat e Sokolit dhe ai e ka humbur kontrollin në drejtimin tënd” i thotë Eleonora. Ajo vazhdon ta bëjë Edisonin të reflektojë në sjellën e tij kundrejt Sokolit duke e justifikuar reagimin e këtij të fundit si pasojë e presionit psikologjikë të ushtruar prej Edisonit. “Unë e provokoja me kast por e kam provokuar shumë pak për tu sjella ai në këtë mënyrë” i përgjigjet Edisoni.

Në shtëpi banorët të ndarë në grupe mundohen që të qetësojnë të dy banorët por mesa duket Edisoni e ka marre tashmë vendimin e tij. “Nuk mund të jetoj në një shtëpi me Sokolin deri të Shtunën” shprehet ai dhe më pas vazhdon “kam folur me Vëllain e Madh kushti qe unë të rri në këtë shtëpi është dalja e Sokolit që sot”.Banorët që janë aty prezent mundohen ta qetësojnë dhe ta bëjnë Edisnoin të tërheq kushtin që po i vë Vëllait të Madh por kjo është e kot. Edisoni ka vendosur,tashmë presim vendimin e Vëllait të Madh.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'