Big Brother 8, Veseli propozon
Tean, ajo i kërkon që ta njohë

Big Brother 8, Veseli propozon<br />Tean, ajo i kërkon që ta njohë
Banorët janë të gjithë në dhomën e gjumit. Ata janë të përgjumur, por Fabiani nuk i lë. Ai i lag të gjithë me ujë. Banorë ngrihen që të shohin se ç'po ndodh ndërsa Veseli përfiton nga rasti dhe shkon shtrihet në krevatin e Teas.

Ai i kërkon që të jenë bashkë. Tea i thotë se nuk po e kupton pasi ai pak më para i ka shprehur se nuk do t’i flasë më. Veseli i shpreh se sjellja e tij e ftohtë vjen si pasojë e qëndrimit të saj dhe që nuk e ka pritur fare.

“Më vjen keq që kam dal ndryshe nga ato që prisje, por e kam bërë se kam ngelur e prekur. Unë çdo të shtunë jam vënë në një pozitë të vështirë ku thuhej që Tea nuk është e qartë. Unë prisja që ti të thoshe se unë jam e qartë” i shpjegon Tea.

Veseli i thotë se nuk ka qenë asnjëherë i qartë nga ajo. “Unë nuk të shoh si femrat e tjera këtu dhe dua të njoh ndryshe. Dua të lidhem me ty dhe të të njoh më shumë se Tea e BBA 8” i thotë Veseli. Ai i sjell në vëmendje që për të nuk është gjithçka lojë.

Tea i shpreh se ajo nuk e njeh mirë Veselin dhe se ka parë në klipe si një prej banorëve që ajo e ka përdorur, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ajo në fund të bisedës i kërkon Veselit që të njihen më shumë dhe duke filluar që nesër ajo e fton në bashkëbisedim. Veseli pranon. Ata shtrëngojnë fortë duart dhe i urojnë gjumë të ëmbël njëri-tjetrit.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi