Big Brother 8, thyhet miqësia
përplasje mes Fabianit e Fatjonit

Big Brother 8, thyhet miqësia<br />përplasje mes Fabianit e Fatjonit
Miqësia e krijuar mes dy djemëve, Fabjanit dhe Fatjonit duket se ka prekur dhe debatet e para. Fabiani në një diskutim që pati pak më parë me Fatjonin, i tregoi atij se ai i ka përdorur gjerat personale që Fabiani i ka treguar si shok.

Fatjoni është në oborr dhe flet me ironi me banorët e tjerë për këtë gjë, Fabiani e dëgjon dhe i kundërpërgjigjet. Fabiani i tregon Fatjonit që ai vetëm këto gjera di të thotë, “llapanjos dhe ke tre fytyra’.

Fatjoni i tregon Fabianit që “njërin e çova me pushime, tani e ke radhën ti”. Fabiani i tregon Fatjonit që ai nuk ka shanse të flas me Fabianin sipas tij, ai të shijoi edhe këtë javë në Big Brother se pastaj banorët do t’i shoh nga ekrani. Fabiani i acaruar ofendon Fatjonin duke i thënë që “je i pafytyrë”.

Fabiani i tregon Fatjonit që “ti nuk mund t’u thuash banorëve ke 700 fytyra, kur ti je i pari që ke 1001 të zeza, ku i ndryshon fytyrat përditë, ti përdor çdo gjë në këtë shtëpi, që të dalësh vet superior”.

Fabiani i shpreh Fatjonit që “unë të kam dhënë besim si shok, por ti nuk meriton asgjë, ti je bërë llumi i shtëpisë”. Fatjoni: “unë të gjithë njerëzit që flasin keq, i marrë për benefit”.

Fatjoni i tregon Fabianit që po i del krah Albës që çfarë nuk i ka thënë në debatet që Fabiani ka patur me Albën. Dhe Alba kundërshton kur Fatjoni flet dhe i thotë që edhe ai çfarë s’ka thënë për Fisnikun edhe Tean dhe sot po rrinë bashkë.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi