Big Brother 8, Veseli bisedon
me Eleonorën: Kam qenë i verbë

Big Brother 8, Veseli bisedon<br />me Eleonorën: Kam qenë i verbë
Veseli dhe Eleonora kalojnë një pjesë të kohës bashkë dhe nisin të bisedojnë për çështje të ndryshme. Ata flasin për jetët e tyre jashtë. Veseli i rrëfen Eleonorës se ka probleme me shikimin vetëm nga njëri sy. “Për 2 vite nuk kamp fare nga njëri sy. Kam bërë dy ndërhyrje dhe tani shoh shumë pak” thotë Veseli.

Eleonora i kërkon që ai të vendosë syze dielli kur del në oborr. Eleonora i tregon atij vështirësitë ekonomike që ka kaluar dhe peripecitë që ka hequr për tu siguruar ushqimin fëmijëve. Pjesa tjetër e banorëve flasin për marrëdhëniet seksuale. Ata ndajnë eksperiencat e tyre dhe këshillohen. Disa e shohin si nevoje biologjike dhe të tjerë shumë e bukur nese ka dahuri dhe pasion nga të dy partnerët.

Fatjoni dhe Xhensila ende diskutojnë Eleonorën në marrëdhënie me Marsuelën. Pas kësaj bisede dhe disa prej rezervave që ata kanë në lidhje me Albën flasin për dasmën e tyre. Xhensila i rrëfen Fatjonit që ka pasur një diskutim me Kristin ditën e sotme dhe i tregon se si shkoi dhe se çfarë u tha.

bb8

Marrë Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Festë në Athinë, Noizy dhe Era Rusi ‘ndezin’ stadiumin plot me shqiptarë! Atmosferë elektrizuese

Festë në Athinë, Noizy dhe Era Rusi ‘ndezin’ stadiumin plot me shqiptarë! Atmosferë elektrizuese