Big Brother, Kristi flet për lojën e
Veselit: “Të bëjë femrat për vete”

Big Brother, Kristi flet për lojën e<br />Veselit: “Të bëjë femrat për vete”
Alba kërkon nga meshkujt të ‘sulmojnë’ Xhensilën, duke parë reagimin e saj nën presionin e fjalëve fyese Thashethemet nuk mund të mungojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fabiani dhe Kristi janë në oborr. Kristi flet për Veselin.

Ai mendon se Veseli ka ardhur në shtëpi me një strategji dhe ajo është të bëjë femrat për vetë. Kristi ka pasur debat që natën e parë të Veselit në shtëpi. Ai e ka shprehur hapur antipatinë dhe vazhdon të tregojë në çdo bisedë, mendim dhe thashetheme.

Fabiani shpreh se Tea pa Fisnikun është kot, ajo nuk thotë asgjë. Në dhomë e gjumit Tea, Alba dhe Eleonora flasin për Xhensilën. Alba kujton dhe një herë diskutimin me Fatjonin. Ajo është prekur nga fjalët e tij dhe nuk i pranon.

Alba shpreh se jashtë shtëpisë të gjitha e përdorin atë fjalor ndërsa në shtëpi bëjnë sillen si të kulluar. “Unë jam e vërtetë ndërsa këta bëjnë si kur nuk flasin asnjë fjalë” thotë Alba.

Alba pyet si se ka mundësi që meshkujt e shtëpisë nuk kanë bërë qoftë dhe një debat të vetëm me Xhensilën,ajo do donte të shihte dhe Xhensilën nën presionin e fjalëve fyese që merr nga meshkujt. “Me mua Xhensila ka përdorur fjalor jo të pastër dhe jam kurioze të di se tek kush femra klasifikohet ajo” u shpreh Alba banorëve.

Veseli e këshillon që ajo të kujdeset pasi reagon shumë keq dhe ashpër. Ndërkaq, pjesa tjetër e banorëve janë në gjumë. Ata kërkojnë qetësi. Eleonora u thotë natën e mirë dhe Alba, Veseli e Tea shtrihen të flenë gjithashtu.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi