TIRANË, 5 Korrik /ATSH- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, i cili zëvendëson në këtë detyrë, Bedri Blloshmi.
Kola ka një eksperiencë të gjatë 15 vjeçare si jurist në Shqipëri, Angli dhe Kanada. Nga viti 2001-2004, ai ka kryesuar Grupin Ndër-Ministerial të Punës për përafrimin e legjislacionit tregtar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Nga viti 2009 e në vazhdim është administrator i studios "K&H Laë Firm", e specializuar në ofrimin e konsulencës për disa shoqëri tregtare vendase dhe të huaja. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit.
Ministria e Mirqenies Sociale njoftoi sot emerimin e drejtorit të ri pa dhënë shpjegime të mëtejshme./i.v//a.ke/








