KIEV - Ukraina ndodhet në prag të një lufte civile. Në 100 ka arritur numri i të vrarëve në Ukrainë, ndërsa 550 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të ditës së sotme mes forcave të ushtrisë dhe protestuesve.  
 
Raporti është bërë i ditur nga kreu i Shërbimit Mjekësor vetëm disa orë pasi qeveria ka ashpërsuar gjuhën dhe ka deklaruar për luftime më të ashpra ndaj protestuesve.
 
Që prej ditës së martë përleshjet mes palëve janë intensifikuar duke shkuar deri tek përdorimi i armëve të zjarrit. Ministria e Brendshme ukrainase ka bërë të ditur se 13 policë kanë vdekur që prej fillimit të protestave në muajin nëntor, kur presidenti Yanukovych nuk nënshkroi marrëveshjen e tregtisë me BE.

Qeveria ukrainase ka shifrat e veta që nuk i ka bërë të ditur, por ministri i Brendshëm, Vitali Zakharchenko tha se 25 policë ishin plagosur. "Disa të tjera ishin marrë peng", bën të ditur "CNN".  

Një armëpushim jetëshkurtër, u ndërpre sot në orët e mëngjesit nga përleshjet me armë zjarri mes protestuesve anti-qeveritarë dhe forcave të ushtrisë në sheshin “Pavarësia” në Kiev, dhe një krizë gjithnjë e më e madhe e më e dhunshme që kërcënon fillimin e një lufte civile. 

Shtëpia e Bardhë ka apeluar për ndalimin e dhunës nga ana e forcave të ushtrisë të komanduara nga Presidenti Janukoviç dhe gjetjen e një zgjidhjeje me mjete politike.

Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për të vendosur sanksione kundër Ukrainës. Këto sanksione përfshijnë ndalimin e vizave dhe ngrirje të aseteve për përgjegjësit e dhunës në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Jashtme italiane, Emma Bonino, e cila shtoi se vendimi për sanksionet ndaj zyrtarëve ukrainas pritet të konkretizohet gjatë orëve në vijim.
 
Gjatë ditës së sotme pati një takim mes presidentit ukrainas Viktor Yanukovych dhe tre Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës e Polonisë. Takimi zgjati 5 orë por nuk u arrit në një marrëveshje për të zgjidhur situatën. Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha pas takimit se do të takohet dhe me tre liderët e opozitës së Ukrainës, në lidhje me çështjen.

19:00 QËLLOHET INFERMIERJA QE MJEKONTE TE PLAGOSURIT, SHKRUAN NE “TWITTER”: “PO VDES”
Një infermiere vullnetare e cila u qëllua në qafë nga një snajper ndërsa po i jepte ndihmën e parë të plagosurve është bërë dhe fytyra e cila përfaqëson krizën në vend. Pak pasi u qëllua, infermierja 21-vjeçare Olesya Zhukovskaya, postoi në “Twitter” një mesazh në të cilin shkruhej “Po vdes”. Vetëm disa minuta më vonë ajo ka ndërruar jetë.

18:18 MINISTRAT E JASHTËM VENDOSIN SANKSIONE NDAJ UKRAINËS
Minstrat e Jashtëm  të BE-së, pas përfundimit të bisedimeve me Presidentin Janukoviç kanë vendosur sanksione ndaj Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme të Italisë, Emma Bonino, e cila ka bërë të ditur se vendet e BE-së kanë vendosur kufizim vizash dhe ngrirje të aseteve. Vendimi pritet të hyjnë në zbatim në orët në vijim.

ORA 17:30 REAGON SHTËPIA E BARDHË, KRIZA TË ZGJIDHET ME MJETE POLITIKE, JO DHUNË NGA USHTRIA
Ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë e SHBA-ve për protestat e dhunshme që po zhvillohen në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë kërkon që presidenti Viktor Janukoviç të tërheqë forcat e ushtrisë dhe të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, thuhet që trazirat të zgjidhen me mjete politike dhe duhet të ndërmerren hapa të qartë për zgjidhjen paqësore të krizës që ka përfshirë Ukrainën që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë
 
"Ne jemi të indinjuar nga imazhet e forcave ukrainase të sigurisë që shtinë me armë automatike mbi njerëzit e tyre. I bëjmë thirrje Presidentit Yanukovych
të tërheqë menjëherë forcat e tij të sigurisë nga qendra e qytetit të Kievit dhe të respektojë të drejtën e protestës paqësore dhe të nxisin protesuesit të shprehin veten në mënyrë paqësore.
 
Ne i bëjmë thirrje ushtrisë ukrainase të mos përfshihet në konflikte që mund të zgjidhen me mjete politike, përdorimi i forcës nuk e zgjidh krizën.
 
Duhet të merren hapa të qartë për të ndalur dhunën dhe të fillojë dialogu kuptimplotë që redukton tensionet dhe adreson ankesat e popullit ukrainas.
 
Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët evropianë për të gjetur ata që janë përgjegjës për dhunën dhe për të ndihmuar popullin ukranias të ketë një Ukrainë të unifikuar dhe të pavarur në rrugën e një të ardhme më të mirë.”

ORA 16:30 PËRFUNDON TAKIMI MES PRESIDENTIT DHE MINISTRAVE TË JASHTËM TË BE
Ka përfunduar takimi 5 orësh mes Presidentit ukrainas ViktorJanukoviç dhe ministrave të Jashtëm të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund trazirave në Kiev, që vetëm sot kanë shkaktuar 35 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
 
Pas pëfrundimit nuk u dha asnjë koment se çfarë konkretisht u diskutua, ndërsa ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka njoftuar në Twitter se 3 ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen edhe me liderët e opozitës, Klitschko, Yatsenyuk dhe Tyahnybok.
 
Takimi ka zgjetur plot 5 orë mes Presidentit ukrainas, Janukoviç dhe ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë. 

Sot në orët e paradites, u njoftua se ministrat e Jashtëm kishin anuluar seancën urgjente të takimit me argumentin e sigurisë, pasi sipas njoftimit të një zyrtari të lartë perendimor “ishte shumë e vështirë të kalohej nga qendra e Kievit”. Pas qetësismit të situatës, duke se është rënë dakord të zhvillohet takimi që nga mediat e huaja cilësohet “urgjent”.

ORA 14:00 MERKEL TELEFONATË JANUKOVIÇ “PËRGJEGJËSIA, E QEVERISË”
 Kancelarja gjermane Angela Merkel ka telefonuar presidentin ukrainas dhe ka dënuar ashpër ndodhitë e fundit të dhunës, raporton zëdhënësi i saj Steffen Seibert.
 
“Të gjitha partitë duhet të ndalim menjëherë dhunën. Përgjegjësia kryesore është e qeverisë”, u shpreh Merkel

ORA 13:50  KRYEBASHKIAKU I KIEV LË PARTINË E JANUKOVIC
Kryebashkiaku i Kiev është larguar nga partia e Janukoviç.  Volodymir Makeienko la partinë e presidentit në shenjë proteste ndaj “gjakderdhjes dhe luftës” që po ndodh në vend.
 
“Jam gati të bëj gjithçka për të ndalur përleshjen në shesh” , shprehet Makeienko, i cili ishte emëruar kryebashkiak në fund të muajit që shkoi.
 
ORA 13:30 SHBA, SANKSIONE NDAJ QEVERITARËVE UKRIANAS 
Departamenti i shtetit të SHBA ndërkohë, ka deklaruar sanksione për 20 antarë të qeverisë ukrainase për shkak të dhunës që po përshkallëzohet në vend.
 
Gazeta italiana La Republica, shkruan se sipas burimeve të brendshme, sanksionet lidhen me bllokimin e vizave.
Burimi shton se Washingtoni është gati të bashkëpunojë me BE për sanksione të mëtejshme në rast se këto masa paraprake nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar dhunën.
 
Sanksionet, të cilat i ndalojnë  këtre 20 antarëve  hyrjen në ShBA, është i kthyeshëm  dhe është vendimi i dytë i këtij tipi që SHBA ndërmerr ndaj Ukrainës që nga janari. 

 ORA 13:14 PROTESTUESIT BURGOSIN 5 AGJENTE POLICIE
Mediat lolake shkruajnë se protestuesit kanë burgosur 60 agjentë policie. Mendohet se i kanë dërguar në një zyrë parnë bashkisë së Kiev duke bërë që të kalonin përgjatë një korridori me demostrues. 

ORA 13:00 VETEM SOT MENDOHET TE JENE 35 TE VRARE 
Viktima të reja i shtohen bilancit të të vdekurve dhe të plagosurve nga përleshja. Por burimet për numrin e të vdekurve janë kontradiktore: Ministria e Shëndetësisë flet për 35 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur vetëm nga përleshjet e sotme, ndërsa rreth 500 persona rezultojnë të jenë plagosur.  Kurse ambasadori i Italisë në Ukrainë tha për Radio Radical se janë të paktën 50 të vrarë. 

ORA 10:10 ANULOHET TAKIMI I JANUKOVIC ME MINISTRAT E JASHTEM 
Ministrat e Jashtëm të BE-së që kishin shkuar në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin Viktor Janukoviç janë larguar nga andej mëngjesin e sotëm. Mësohet se ata nuk kanë zhvilluar asnjë seancë bisedimesh. Një zyrtar i lartë perëndimor njoftoi se ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë anuluan sot takimin me presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç për arsye sigurie. ”Takimi u anullua për arsye sigurie. Në qendër të Kievit është e vështirë të kalohet”, theksoi ai, informon AFP.


Përtej fjalëve dhe premtimeve, në Ukrainë protestat nuk kanë të mbaruar. Mëngjesin e sotëm edhe pse Presidenti ukrainas Viktor Yanukovich kishte deklaruar një 'armëpushim' për të ndaluar dhunën dhe do të niste bashkëbisedimet me opozitën në qendër të Kievit, kanë nisur sërish protestat mes policisë dhe protestuesve. Ndërkohë, bilanci i viktimave vazhdon të rritet dhe numri i tyre ka arritur nga 26 në 29, ndërkohë që 287 të plagosur janë ende në spital. 

ukraine protesta
Foto të tjera

NATO: BASHKËPUNIMI NË DYSHIM NËSE NDËRHYN USHTRIA
NATO-ja kërcënoi sot Ukrainën se do të vërë në dyshim bashkëpunimin me këtë vend nëse ushtria ndërhynte kundër manifestuesve të opozitës. “I bëj thirrje me ngulm qeverisë ukrainase të shmangë çdo akt tjetër dhune”, deklaroi në një komunikatë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen, pas përleshjeve dhe sulmit të policisë, që shkaktoi të paktën 26 të vdekur të martën në Kiev.
 
Presidenti Viktor Janukoviç zëvendësoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, i cili kishte deklaruar se “askush nuk kishte të drejtë të përdorte forcat e armatosura për të kufizuar të drejtat e qytetarëve”.
 
Dhe në kuadrin e masave të veçanta, tashmë ushtria mund të përdorë armët. “Nëse ushtria ndërhyn kundër opozitës, lidhjet e Ukrainës me NATO-n do të cënohen rëndë”, paralajmëroi Rasmussen.

RRITET NUMRI I VIKTIMAVE, 29 TE VDEKUR 287 TE PLAGOSUR
Bilanci i viktimave vazhdon të rritet në Kiev dhe numri i tyre ka arritur nga 26 në 29, ndërkohë që 287 të plagosur janë ende në spital. 

Këtë gjë e ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës, duke nënvizuar në një komunikatë të vendosur në internet, që mes të plagosurve të ditës së martë ishin edhe 4 të rinj minorenë dhe dy shtetas të huaj. 

Një nga manifestuesit në Kiev ka humbur jetën gjatë protestave të rinisura paraditen e të enjtes në qendër të kryeqytetit ukrainas.


(sg/eb/os/esh/shqiptarja.com)