VLORE - Një bilanc i shtabit të emergjencave në Vlorë bën me dije se aktualisht në komunën e Novoselës janë të përmbytura 30 banesa dhe një sipërfaqe prej 1800 hektarësh. 

Ndërkohë mësohet se prezencë uji ka pasur në 602 banesa dhe 3000 hektarë tokë. 

Aktualisht 95 familje janë rikthyer në banesat e tyre pas përmbytjes, ndërsa janë rreth 260 aktivitete që kanë pësuar dëme nga këto përmbytje.


Sipas këtij bilanci aktualisht raportohet se kanë ngordhur rreth 100 kokë bagëti të imta si edhe 4000 mijë shpend. 

Të gjitha shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të komunës Novosele nuk zhvillojnë mësim gjatë ditës sotme për shkak të përmbytjeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)