Përpos humbjes në të gjitha betejat elektorale, lokale, parlamentare dhe të pjesshme, me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme për Kavajën në 2017, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Basha ka humbur edhe 53 figura me kontribut në këtë parti. Që kur Lulzim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike në korrik të vitit 2013, një listë me eksponentë të kësaj partie janë përjashtuar dhe mënjanuar nga forumet e larta drejtuese, e për rrjedhojë edhe nga angazhimi në fushatat zgjedhore. Vendin e tyre e zuri gradualisht një rreth i ri njerëzisht, të besuar të kryetarit, por që megjithatë nuk ia dolën të ndalonin spiralen e humbjeve të Partisë Demokratike. Që kur u zgjodh në krye të PD, përmes një procesi i cili u denoncua dhe u kontestua publikisht nga rivali i tij i atëhershëm Sokol Olldashi, Lulzim Basha ka folur për bashkimin e Partisë Demokratike. Madje, Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD, me qëllim për rikthimin e figurave që kishin kontribuar në PD.

Në krye të këtij departamenti u emëruan Jemin Gjana, i cili deklaroi se do të kthente edhe Ylli Pangon në PD. Disa vjet më vonë, jo vetëm që nuk u rikthye asnjë figurë historike, por u përjashtuan edhe ata që kishin mbetur. Lulzim Basha la jashtë parlamentit në 2017 grupin e parë i konsideruar si kundërshtar, i përbërë nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Arben Imami dhe Eduard Selami. Në lista nuk u përfshinë as Keltis Kruja, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha Roland Keta, Igli Cara, Kozma Dashi, Bedri Mihaj, Arbiola Halimi, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Mimoza Hajdarmataj, Albina Deda etj., gjithsej 24 deputetë. Që të gjithë, me humbjen e statusit të deputetit, humbën automatikisht postet në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, së bashku me statusin e anëtarit të forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie. Lulzim Basha nuk bëri pjesë të strukturave as 36 figura të tjera, të cilat u lanë jashtë listave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2013 nga Sali Berisha. Pjesë e kësaj liste ishin edhe Ilir Rusmajli, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Arenca Trashani, Astrit Bushati, Fatos Beja, Ramiz Çobaj, Ilir Bano, Lajla Përnaska, Paulina Hoti, Ismail Hoxha etj.

Faza e fundit

Si mos të mjaftonin largimi i të lartpërmendurve, Lulzim Basha gjatë dy vitit të fundit ka mënjanuar nga PD edhe Arben Ristanin, i cili mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm, post të cilin tashmë e mban Gazmend Bardhi. Nga Partia Demokratike u përjashtua edhe deputetët Myslym Murriz dhe Rudina Hajdari, të cilën nuk zbatuan vendimin politik të partisë për të dorëzuar mandatet e përfaqësimit në parlament. Gjithashtu u mënjanuan nga strukturat edhe Fabian Topollaj, Leonard Olli, Endira Bushati, Valbona Mezini, Edith Harxhi etj.

Bilanci

Përpos humbjes në të gjitha betejat elektorale, lokale, parlamentare dhe të pjesshme, me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme për Kavajën në 2017, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Basha ka humbur edhe 53 figura me kontribut në këtë parti.

Departamenti

Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD. Në krye të këtij departamenti u emëruan Jemin Gjana, Gjashtë vjet më vonë, jo vetëm që nuk u rikthye asnjë figurë historike, por u përjashtuan edhe ata që kishin mbetur.

Figura e mënjanuara dhe të përjashtuara nga Basha në PD

  1. Jozefina Topalli
  2. Astrit Patozi
  3. Majlinda Bregu
  4. Genc Ruli
  5. Ridvan Bode
  6. Arben Imami
  7. Eduard Selami
  8. Mesila Doda
  9. Sherefedin Shehu
  10. Myqerem Tafaj
  11. Igli Cara
  12. Arben Ristani
  13. Myslim Murrizi
  14. Rudina Hajdari
  15. Fabian Topollaj
  16. Leonard Olli
  17. Keltis Kruja
  18. Suzana Guxholli
  19. Endira Bushati
  20. Valbona Mezini
  21. Edith Harxhi
  22. Edvin Kulluri
  23. Fabian Topollaj
  24. Gjergj Lezhja
  25. Besnik Mustafaj
  26. Kozma Dashi
  27. Ferdinand Shehu
  28. Roland Keta
  29. Dashnor Sula
  30. Shaban Memia
  31. Bedri Mihaj
  32. Vasillaq Ngresi
  33. Ndue Paluca
  34. Ilir Krosi
  35. Bedri Hoxha
  36. Arbiola Halimi
  37. Mimoza Hajdarmataj
  38. Albina Deda
  39. Gjovalin Bzhetaj
  40. Liljana Elmazi
  41. Ilir Rusmajli
  42. Fatos Hoxha
  43. Viktor Gumi
  44. Osman Metalla
  45. Selami Xhepa
  46. Arenca Trashani
  47. Astrit Bushati
  48. Fatos Beja
  49. Ramiz Çobaj
  50. Ilir Bano
  51. Lajla Përnaska
  52. Paulina Hoti
  53. Ismail Hoxha