TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme 2 prokurë dhe 9 agjentë të BKH-së janë vënë në dispozicion vetëm për hetimet ndaj ish zv. Kryeministres Belinda Balluku, që është e pandehur për shkelje në tendera dhe e dyshuar për korrupsion e pastrim parash.
Kreu i SPAK Klodjan Braho e cilësoi prioritetin kryesor të SPAK këtë dosje, për shkak të rëndësisë së veçantë të subjektit.
“Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim”, tha Braho.
Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet, edhe pse i dëmton ato. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.
“Imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet", vijoi Braho.
Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes, SPAK ushtroi kontrolle me miratim të GJKKO. Report Tv ka mësuar se agjentët e BKH zbatuan mandatet për kontrolle personale, në shtëpi e zyra të lidhura me Igli Taren dhe Arbër Bazin, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Alko Impex’. Operacioni u krye në qytete si Tirana, Durrësi e Vlora.
Vetëm një ditë më parë SPAK vendosi zgjatjen e hetimeve për dosjen Balluku. Ish nr. 2 i qeverisë është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotin nr. 4 të Unazës së Tiranë, ndërkohë që para pak muajsh i është regjistruar emri si e dyshuar edhe për korrupsion e pastrim parash.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Gazetarët e pyetën kreun e SPAK, Klodian Braho edhe përse kanë zgjatur aq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Pse po zgjasin kaq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës?
Klodian Braho: Ne kemi dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh të pandehur. Janë 4 ose 5 çështje që tashmë ndodhen në gjykim. Nuk e mohojmë këtë fakt. Mund të ketë pretendime të ndryshme nga kallëzuesit, por ende ekziston një fraksion i çështjes që është në fazë hetimi dhe që kërkon kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Zbatimi i kontratës është kompleks dhe, pikërisht në këtë kuadër, janë kryer dhe po vijojnë të kryhen veprime hetimore.

Kreu i SPAK, Klodian Braho jep detaje edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit dhe atë të Gërdecit. Braho thotë se SPAK është në pritje të ekspertizës nga SHBA, për audio-kasetën me komunikimet në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, ku dëgjohet të jepet edhe urdhri për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Sa i takon
Në çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?
Klodian Braho: Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?
Klodian Braho: Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Zvërnecit. Brahjo tha se është një çështje në hetim dhe kanë një fakt penal për tjetërsim pronash.
"Është nën hetim, kemi fakt penal që ka të bëjë dhe me mënyrën e sipërfaqe prone. Proces bë vazhdim, nuk kam më shumë, ka një vendim gjykate për kërkesën tonë. Se kush person është tek fakti, është pjesë hetimi", tha Braho.
Deputeti Agron Shehaj do të përballet me prokurorët e posaçëm pas vjedhjes në Kvuend të marrëveshjes ushtarake me SHBA-të.
Kallëzimi në SPAK është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, siç nga SPAK konfirmohet zyrtarisht dhe është në proces verifikimi.
Kur në Kuvend u vendos votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes me SHBA-të dhe iu la kohë disa orë deputetëve ta lexojnë në konfidencialitet brenda një salle, Agron Shehaj vodhi dokumentin dhe vrapoi, ndërsa sekretarja e Kuvendit që e ndoqi u rrëzua në shkallë.

Sa i takon arrestimeve vetëm me BKH-në, kreu i SPAK Klodian Braho tha në takimin me gazetarët se në asnjë rast synimi i SPAK nuk është të zëvendësojnë Policinë e Shtetit. Ai theksoi se qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale.
“Ligji nuk e kushtëzon që arrestimet të kryhen vetëm nga BKH-ja. Megjithatë, BKH-ja ka nevojë të plotësohet me disa funksione që aktualisht i mungojnë, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë teknik. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë Policinë e Shtetit. Qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale, me pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij. Sërish, ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit dhe nuk mund të funksionojmë pa bashkëpunimin me të”, tha Klodian Braho.

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”

Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.
A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?
Klodian Braho: Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.

Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të çështjes.
Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.
Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?
Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfundojnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.
SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.
Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.
Braho tha se "imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet."
Komente












Tall lesht o Braho! Pse mos tallesh? Rrogat nga 5 milion. Mire e keni, deri sa te keni takat, vidhni dhe tallni trapin. Nje hetim nuk keni cuar deri ne fund. Teatri qe po luani me ne, mbase ju del per hundesh nje dite, aty ku tju dhembi me shume-tek femijet
PërgjigjuPerse nuk jepni shifra per konfiskimet? Natyrisht sepse rezultatet konkrete jane larg lustres... Sekuestrimet apo konfiskimet jane rezultatet?
PërgjigjuIncenerator ska, xha Braho thote "eshte ceshtje shume komplekse".Ne te njejyen menyre veprojme dhe per rastet pasardhese- ka qene nje shprehje
PërgjigjuPo sikur vrasjet kane me shume prioritet se vjedhjet z.Braho?!
PërgjigjuVari leshte masakrave shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit. Xha Braho dhe kopeja qe ai drejton ne SPAK nuk jane aty per te bere drejtesi por per te bere qoka politike per Salen.
Sekuestrimi i dy Avionëve? Ku janë blerë dy Avionët që SPAKu kërkon ti sekuestroj?
PërgjigjuDENIM ME SHERBIM PROVE...TALLJE PRAPANICE! E TURFPSHME!
PërgjigjuSe mos merreni me pune konkrete apo me raste qe shqetsojne kombin,sic jane vitet 97,grushti i shteti 98,21 janari,Gerdeci,dfjegjet ne Kuvende etj,ju merri me nje femer sa me justifikuar miljonat qe shposhpenzoni dhe milijardat qe fitoni,vazhdoni mbas spo vendoset shteti e reforma ne drejtsi deshtoij.
Përgjigju