Bilanci i drejtësisë për 2022 dhe prioritetet e 2023, Balla: Vakancat e 26 prokurorive do plotësohen me emërimet nga shkolla e Magjistraturës

Për shkak të shkarkimeve nga Vettingu në sistemin e prokurorisë janë vakante 107 vende. Kreu i KLP-së Alfred Balla në analizën për vitin 2022 tha se për shkak të mungesave të shumta të krijuara prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë. Por sipas tij shpresat janë që këto vakanca të plotësohen me emërimet e magjistratëve të rinj që përfundojnë shkollën e magjistraturës.

“Sot prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë, aktualisht në detyrë janë rreth 214 prokurorë me një numër vakancash rreth 107 prokurorë që i mungojnë sistemit.
Sistemi i vettingut ende s’ka përfunduar, janë rreth 88 prokurorë në proces, rreth 50 janë pezulluar nga KPK, 3 nga KLP për procedime disiplinore. Janë shkarkuar 75 prokuror,ë 21 janë dorëhequr për 12 prokurorë është marrë një vendim nga KPK. Kanë kaluar vettingun rreth 60 prokurorë.

KLP bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm ka menduar që vakancat t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkollat e Magjistraturës. Kemi 26 magjistratë të rinj që brenda vitit 2023 do të emërohen në të gjithë prokuroritë e vendit. Në total 75 prokurorë do plotësojnë radhët e prokurorisë në 3 vitet e ardhshme. Për 4-5 vite mund të them që plotësohen vendet me prokurorë.

Viti 2022 ishte eficencë e plotë. Është mbledhur 3.5 herë në muaj dhe ka marrë 333 vendime ku 4 komisionet e kanë sjellë para seancës plenare relacionet e tyre dhe ka propozuar 106 vendime në të cilat baza kanë qenë ata që kanë të bëjnë me verifikiminn e figurës. Kemi miratuar 5 rregullore të reja.

Sistemi i vettingut ende s’ka përfunduar, janë rreth 88 prokurorë në proces, rreth 50 janë pezulluar nga KPK, 3 nga KLP për procedime disiplinore. Janë shkarkuar 75 prokuror,ë 21 janë dorëhequr për 12 prokurorë është marrë një vendim nga KPK. Kanë kaluar vettingun rreth 60 prokurorë. KLP bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm ka menduar që vakancat t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkollat e Magjistraturës. Kemi 26 magjistratë të rinj që brenda vitit 2023 do të emërohen në të gjithë prokuroritë e vendit. Në total 75 prokurorë do plotësojnë radhët e prokurorisë në 3 vitet e ardhshme. Për 4-5 vite mund të them që plotësohen vendet me prokurorë.”, tha Balla.

Balla tha se gjatë 2022 KLP ka funksionuar me eficensë të plotë dhe ka marrë 333 vendime, ku mes tyre 106 lidhen me verifikimin e figurës.  Në bazë të këtyre vendimeve janë shkarkuar 4 prokurorë sipas dokumentave të ardhur nga ILD.

Kemi disa vakanca për drejtues në disa prokurori të vendit. Komisioni ka përgatitur edhe raportet e vlerësimit professional për rreth 35 prokurorë. Komisioni i karrierës ka marrë rreth 179 vendime për emërime apo caktime të përkohshme. Komisioni i Displinës ka marrë 6 vendime, nuk është mirë të mblidhet shpesh e të marrë vendime, por është një process që duhet të ndodhë. Nuk gëzohemi kur na vijnë procedime disiplinore.

Ai tha se për disa prokurorë është kërkuar mbrojtje dhe komisioni përkatës në KLP është mbledhur në mënyrë urgjente për të shyrtuar rastet.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 13/01/2023 12:00

    Levizja me e mire e KLP per te mbushur boshlleqet ne prokurori me magjistratet e rinj te pa bere pis me te kaluaren.Vetem keshtu rritet besimi i popullit ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’