Bilanci i Murrizit dhe bilanci i Lulit përballë qeverisë
Lulzim Basha dhe Myslym Murrizi
Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari ishin dy deputetët më të sulmuar të Partisë Demokratike, pse nuk pranuan të djegin mandatin e deputetit duke qëndruar në parlament. U akuzuan si të blerë nga Edi Rama, si shërbëtorë të qeverisë etj.
Dy vjet në parlament, Murrizi vazhdoi bëri punën e tij. Mes shumë punëve, ishte dhe një denoncim në SPAK për një tender uniformash në Ministrinë e Brendshme.
Sot, SPAK arrestoi 9 veta, pasi i ka hyrë çështjes në themel, dhe ka konstatuar se ka shkelje të procedurave ligjore dhe shpërdorim fondesh.
Sot doli dhe PD, të denonconte Edi Ramën, pasi Luli, nga përvoja që ka me Doktorin në PD, e di që “peshku qelbet nga koka”.
Tani nëse bëjmë bilancin e Murrizit dhe Bashës si dy opozitarë, njërin të akuzuar si pro qeverisë, e tjetrin të emëruar kryetar opozite, na rezulton se së paku Murrizi ka bërë një opozitë më të besueshme dhe më reale, pasi ka denoncuar një aferë korrupsioni dhe ka çuar në burg 9 zyrtarë.
Lulzim Basha, jo vetëm që ka dëmtuar asnjë fije qeverinë, por i bën asaj nder, sa herë del, pasi i forcon pozitat.
Duke qenë se është person i pabesueshëm, i korruptuar dhe shumë pak kredibël për të qenë njeri i vërtet, çdo sulm i tij ndaj qeverisë sidomos për korrupsion, vetëm sa forcon qeverinë.
Kjo vjen nga fakti se Lulzim Basha nuk bën opozitë, por bën konspektim të buletinit të prokurimeve publike. Shikon çdo tender që jepet dhe aty ku nuk ka marrë pjesë, bën sikur denoncon me gënjeshtra. Kjo e ka bërë atë të pabesueshëm për publikun dhe kur kritikon ndonjë tender, të gjithë nënkuptojnë që Kunati nuk e ka marrë pjesën.
Rasti i këtij tenderit e tregon fare qartë. Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, dy ish-deputetë të PD ranë në kontakt me një histori të dyshimtë korrupsioni, e çuan në SPAK dhe sot kemi një bilanc konkret me arrestime. Mendoni sa e besueshme do të ishte bërë PD, sikur mos t’i përdorte historitë e korrupsionit si gjoba të Lulit, por si aksion politik.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54