100 banesa të dëmtuara është totali i banesave të dëmtuara si pasojë e serisë të tërmeteve që kanë rënë në juglindje të vendit. Bëhet e ditur se në fshatin Floq , ku ishte dhe epiqendra e tërmetit janë vënë në dispozicion 40 çadra, për banorët. Në këtë fshat janë dëmtuar 70 banesa, në Qafzezë 10 shtëpi, në Vidohovë 20 banesa, ndërsa në Mollas, banesat kanë marrë dëme të lehta.
"Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh.
Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa.
Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.
Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar.
Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate.
Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorëve me ushqime", njoftom Ministria e Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
Tërmeti/ Vijojnë lëkundjet në qarkun e Korçës, mbi 100 shtëpi të dëmtuara, 90 banorë e kalojnë natën në çadra (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01
-
Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital
19 Nëntor, 16:32
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
19 Nëntor, 15:53
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor, 09:41
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56