‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv u bë ‘bilanci’ politik i vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.

Për përfaqësuesin e PD, Skerdjan Dhuli këto kanë qenë ditët më të vështira të PD, partisë më të madhe opozitare. Ai thotë se askush nga përfaqësuesit e tjerë të PD që kanë qenë në terren gjatë kohës që Berisha ishte në arrest shtëpia, nuk ka forcën dhe impaktin e Berishës te elektorati.

“Për PD, ditët e tij në izolim nuk është se kanë qenë fort të lehta, kushdo që ka qenë jashtë në terren nuk e ka valencën politike të Berishës, as për elektoratin as për përfaqësimin politik, mediatik e institucional. Nuk e kam pritur lirimin e tij, për shkak të qasjes politike që ka dosja e tij. Të gjithë ne jemi surprizuar nga ai vendim i gjykatës, se duke ditur si ishte sjell gjyqësori me të, ecnim me mendimin se do ishte një sagë që do vazhdojë”, tha Dhuli.

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’, lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak nuk ka ndryshuar asgjë nga mënyra si operon Partia Demokratike, ndërsa thekson se me kalimin e viteve është rrudhur aq shumë saqë që nga viti 2013 s’ka qenë më alternativë serioze.

“S’ka ndryshuar asgjë, është e qartë aty. Nuk ndryshon asgjë se nuk ka ndryshuar mënyra si operon PD. Nuk e ndryshon trendin e keqfunksionimit të PD, qëndrimi në arrest shtëpie i Berishës, apo të shkuarit në zyrë. Ajo nuk është më parti politike. Aty ka një njeri që ka ndjekësit e vet, është i vetmi lider politik që ka popullin e vet. Rama nuk e ka. Ky popull i Berishës ka ardhur duke u rrudhur, saqë që nga viti 2013 s’ka qenë asnjëherë alternativë serioze. PD nuk i kalon 300 mijë vota, PS ka rënë në 500 mijë”, tha Kulluri.

Për ish-deputetin Halit Valteri, Berisha është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes vetëm militantë.

“Berisha u viktimizua pas asaj që është prangosur lideri i opozitës. Gjykimi për partizanin është në vijim dhe prokuroria dhe gjykata s’kanë dhënë përfundimin. S’ka vendim gjykate që të thotë a është fajtor apo jo. Mos të ngatërrojmë lirimin dhe vazhdimin e gjykimit të tij. Emocionet që kanë njerëzit për Saliun, që dikush i thotë grande, dikush i thotë je sipër zotit e poshtë zotit, janë të lirë se jemi në një sistem demokratik. Siç mund të them unë që s’ka lidhje më politikanin që i duhet Shqipërisë por është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes ata fanatikë, e kanë zgjedhur militantët. Është monopolizues i opozitës”, vijoi Valteri.

Për gazetarin Poli Hoxha, viti 2024 është viti i SPAK, që ka hetuar e gjykuar zyrtarë të lartë.

“Pas 4 vitesh pjekje pune, filloi në vitin e vet të pestë të futet në misionin e tij kryesor dhe te qëllimi se përse u ngrit. Që nga 2008 kur Berisha dhe Rama bënë një pakt për votën, mbi të cilën krijuan kryetarokracinë. Që nga 2008 njerëzit nuk denjojnë as tu shkojnë atje. Që nga 2008 dh e këtej quhej hibride, tani është demokraci e kapur nga këta të dy. Është bllokuar votimi, kjo ka sjellë rritjen e korrupsionit, është kapur ekonomia, media, vota. Arriti në një pikë që Shqipëria u kthye në një vend target shumë i lehtë, shqetësim për perëndimin”, tha Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në Report Tv zbulon ‘paktin’ Meta-Berisha për zgjedhjet parlamentare 2025. Valteri thotë në Frontline se Meta kërkon 5 emra të sigurt në listën për deputetë, por sipas tij s’do ketë marrëveshje, pasi vetë Berisha nuk siguron dot as besnikët e tij në vende të sigurta.

"Simboli i korrupsionit është pas hekurave. Unë kam bërë një detyrë fisnike si qytetar që të luftojmë korrupsionin dhe të korruptuarit. PL nuk ekziston më, dy njerëzit që kanë qenë bashkëortakë, tani të divorcuar që akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, janë dy njerëz që s’do kandidojnë më në zgjedhje se nuk kanë kokërr vote. PD dhe PL s’kanë marrëveshje me njëri-tjetrin. 5 emra që i kërkon Meta të sigurt në listë nuk do jenë, se s’ka ku të çojë të vetët", tha Valteri. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror