Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër është 13% më shumë vdekje, sesa ishte parashikuar për 2 vite. OBSH beson se shumë vende nuk treguan numrin realë të të vdekurve nga Covid, ku vetëm 5.4 milionë u raportuan.
Në Indi, kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid, thotë OBSH, 10 herë më shumë se shifrat zyrtare, dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid në nivel global.
Këto përllogaritje marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por të shkaktuara nga efeketet post COVID.
Por OBSH tha se shumica e 9.5 milionë vdekjeve shtesë që shihen mbi 5.4 milionë vdekjet e raportuara nga Covid, mendohej se ishin vdekje të drejtpërdrejta të shkaktuara nga virusi, sesa vdekje indirekte.
Krahas Indisë, vendet me numrin më të madh të vdekjeve të tepërta përfshijnë Rusinë, Indonezinë, SHBA-në, Brazilin, Meksikën dhe Perunë, sugjerojnë shifrat e OBSH-së. Shifrat për Rusinë janë tre herë e gjysmë më shumë se vdekjet e regjistruara në vend.
Shkalla e tepërt e vdekshmërisë në Mbretërinë e Bashkuar, si Amerika, Spanja dhe Gjermania, ishte mbi mesataren globale gjatë 2020 dhe 2021.
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
52.9%
-
JO
41.8%
-
NUK E DI
5.3%
Vota total: 999
Lajme të tjera
-
Rriten sërish shifrat me COVID, 581 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete
29 Qershor, 16:38
-
Corona: Vaksina të reja, strategji të reja
27 Qershor, 08:33
-
OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një 'emergjencë globale'
23 Qershor, 12:38
-
Situata COVID-19 në vend! 219 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
21 Qershor, 18:31
-
Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen rastet e infektimeve, 35 qytetarë pozitivë
20 Qershor, 17:11
-
Rriten rastet e reja me koronavirus/ 139 infektime në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete
19 Qershor, 15:17
-
Rriten rastet me COVID-19!129 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete
18 Qershor, 17:15
-
Meta takon kreun e OBSH-së: I kërkova mbështetje për sistemin tonë shëndetësor
17 Qershor, 16:50
-
OBSH jep alarmin për shëndetin mendor: Një nga 8 njerëz në botë vuan nga depresioni! Shtohet bilanci pas pandemisë
17 Qershor, 09:50
-
Një fener shprese për pacientët me kancer
14 Qershor, 10:50
-
SHBA heq kërkesat e testit COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare
13 Qershor, 08:45
-
Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19
13 Qershor, 08:40