Bilanci/ Zbardhen kërkesat e Ramës në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

Bilanci/ Zbardhen kërkesat e Ramës në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

1704814294_hhhhhh.JPG

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme informale të qeverisë në Shëngjin ka kërkuar që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai ka caktuar disa pika paraprake mbi të cilat ka kërkuar që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëve në mbledhje.

Gazetari Elvis Hila raporton se diskutimi është fokusuar në këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara në vitin që lamë pas

-Sa interpelanca dhe mocione me debat janë zhvilluar

-Sa projektligje janë depozituar ne Kuvend

-Prezenca e deputeteve në seanca plenare, në mbledhje grupi e komisione

-Takimet e ministrave me deputetet

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për buxhetin dhe paketën fiskale

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar

-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës

-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve për shembull


Lajmi kryesor:

Qeveria takim informal në Shëngjin, Rama u vendos ministrave sondazhet në tryezë! Të jemi të fortë në bazë


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime