Gjermania është shprehur e gatshme të presë deri në 1,5 milionë refugjatë në 2015-ën, një shifër mjaft e lartë e njoftuar deri më tani nga ana e qeverisë, njoftoi sot e përditshmja gjermane
“Bild” referuar një dokumenti konfidencial.

Deri më tani, Gjermania kishte parashikuar të akomodonte rreth 800 mijë deri në një milion migrantë në vitin 2015 duke shënuar një shifër rekord për vendin dhe për Evropën.

Por sipas një dokumenti konfidencial cituar nga e përditshmja popullore, autoritetet gjermane vlerësojnë se vendi mund të presë në tre muajt e ardhshëm më pak se 920 mijë migrantë të tjerë duke i tejkaluar parashikimet në 1,5 milion persona për vitin 2015-të.

“Presioni migrator pritet të rritet ende. Për tremujorin e katërt ne do të llogarisim një shifër midis 7 mijë dhe 10 mijë hyrjeve të paligjshme në ditë, referuar ekstrakteve të këtij dokumenti, ku “Bild” nuk e saktëson origjinën e kontigjentit të migrantëve.

“Kjo shifër e madhe e azilkërkuesve rrezikon të bëhet një ngarkesë ekstreme për rajonet dhe komunat gjermane duke evidentuar edhe më tepër rrezikun e prishjes së sistemit të furnizimit dhe mbështetjes me ndihma”/ATSH/



 
 Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )