Bild e zbulon: Heynckes do 
drejtojë Bayernin e Mynihut

Bild e zbulon: Heynckes do <br />drejtojë Bayernin e Mynihut
Jup Hejnkes rikthehet tek Bajerni i Mynihut dhe do drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Bild siguron se Hejnkes është i përzgjedhuri nga drejtuesit bavarez që të ulet në pankinën e skuadrës nga "Allianz Arena" pas largimit të Carlo Ancelottit.

Hejnkes do të nisë etapën e tij të katërt tek Bajerni dhe do të jetë në krye të pankinës deri në fund të këtij sezoni dhe më pas drejtuesit do vendosin trajnerin e ardhshëm. Jup Hejnkes 72-vjeçar është shumë i dashur për tifozët e Bajernit pasi kur ai u tërhoq në vitin 2013 nga pankina fitoi tripletën e titujve.

Në skenë dolën edhe emrat e Tomas Tuhel, Luis Enrike apo Van Gal por duket se skuadra gjermane zgjodhi eksperiencën e Hejnkes që deri në fund të sezonit sipas Billd do drejtojë Bajernin e Mynihut.

Redaksia Online
l.Q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool