Rusia duket se ka instaluar disa rraketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit Iskander-M për të kryer testime atomike në kufi me Bashkimin Europian. Veprimi I Moskës vjen si kundërpërgjigje ndaj projektit anti-rraketor në Europë.
Lajmi raportohet nga e përditshmja britanike “Bild” që citon burime të sigurisë. Sipas gazetës, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur ti vërë në jetë kërcënimet e tij kundër programit anti rraketor të SHBA-ve në Europë përmes pozicionimit të rraketave pranë kufirit polak, në enklavën ruse të Kaliningradit.
Por sipas “Bild” kanë nisur tashmë verifikimet nga ana e NATO-s. Sipas shkrimit ekskluziv të së përditshmes gjermane “Bild”, Moska ka vendosur në 12 muajt e fundit dhjetra rraketa me rreze të shkurtër veprimi në kufirin me BE-në, mes Polonisë dhe Lituanisë, përgjatë kufirit me vendet balltike. Sipas gazetës gjermane, konfirmimi vjen edhe nga imazhet satelitore.
“Nuk aspirojmë për statusin e superfuqisë si pretekst hegjemonizimi, por askush të mos iluzionohet mbi mundësinë që të ketë një superioritet ushtarak ndaj Rusisë. Do t'i përgjigjemi çdo sfide, politikisht dhe teknologjikisht”-pati deklaruar presidenti Putin, gjatë tensioneve që pasuan vendimin për sistemin anti-rraketë në Europë.
Redaksia Online
(er.ru./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com