PRISHTINE - Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt viziton sot Kosovën, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Vizita e tij vjen pas atij të presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili ka deklaruar se Kosova me marrjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përforcon perspektivën e prishtinës drejt Bashkimit Evropian.

Para Prishtinës, Bildt ka vizituar Serbinë, ku ka thënë se hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk nënkupton se problemet do të zgjidhen vetë, por ky proces hap një varg mundësish të rëndësishme për Serbinë.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)