Përzgjedhësi i Çekisë, Mihal Bilek ka deklaruar se favorit në ndeshjen e sotme çerekfinale do të jetë Portugalia, por ai beson në forcën e skuadrës së tij.
“Portugezët janë favoritë. Në skuadrën e tyre kanë lojtarë shumë cilësor dhe pa dyshim duhet t’i respektojmë. Mirëpo, nëse luajmë si kundër Greqisë e Polonisë, mendoj se kemi gjasa të mira për t’u kualifikuar në gjysmëfinale”, ka thënë Bilek, i cili mendon se çelësi i suksesit për ekipin e tij është mbrojtja e fortë.
“Fitoret kundër Greqisë dhe Polonisë kanë ardhur si rezultat i lojës së shkëlqyeshme në mbrojtje. Në ndeshjen e parë kundër Rusisë kemi lënë shumë hapësira në vijën e fundit dhe kundërshtari na ndëshkoi. Kësaj radhe nuk do t’i përsërisim gabimet e tilla. Do të luftojmë me guxim kundër Portugalisë dhe besojmë në rezultat pozitiv”, ka theksuar Bilek. Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Portugalisë zhvillohet, sonte, në orën 20:45.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com