Një numër rekord efektivash të policisë janë angazhuar me planin e masave të sigurisë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ministria e Brendshme dhe krerët e policisë, në një takim me presidentin dhe zyrtarët e tjerë të FSHF paralajmëruan se shmangia e incidenteve në këtë ndeshje ka rëndësi parësore.
"Nëse hidhen tymyese apo sende të tjera rrezikojmë tifozët në ndeshjen me Ishujt Faroe"
Balla tha se hyrja në stadium do të nisë në 17.00 dhe do të zgjasë tri orë për ti dhënë policisë kohë në verifikimin e personave të dyshimtë, apo atyre që tentojnë të përdorin bileta false, por kishte një paralajmërim për ata që do tentojnë të futen me sende të pa lejuara në stadium.
"Kush tenton të futet me tymuese apo sende të tjera të ndaluara do të ndalohet dhe do të dërgohet në polici dhe nuk do lejohet më të futet në stadiume"
Pak orë para ndeshjes, policia e Tiranës njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë katër persona të moshave nga 22 deri në 35 vjeç, që reklamonin në rrjetet sociale dhe kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro.
Masat e sigurisë për ndeshjen përfshijnë edhe kufizimin e qarkullimit në akset rreth stadiumit duke nisur nga ora 15.00. Policia paralajmëroi tifozët se janë të ndaluara flakadanët, tabelat me mbishkrime raciste, mbulimi i fytyrës dhe thyrja e stolave të stadiumit si dhe hyrja në fushë që dënohet me burgim deri 3 muaj.
-Rruga “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.