Jo vetëm biletat e stadiumeve, por edhe çmimet e metrove ku parashikohet të lëvizin tifozët në New York për Kupën e Botës, kanë shkuar në stratosferë. 'New York Times' shkruan se drejtori ekzekutiv i transportit publik, Kris Kolluri, ka bërë të ditur se çmimet do të jetë rreth 12 herë më të larta për një udhëtim që zgjat vetëm 15 minuta.
‘Bileta vajtje-ardhje nga stacioni Penn në Manhatan deri te stadiumi Metlife, si dhe në kthim, do të kushtojë 150 dollarë për person,’-u shpreh drejtori ekzekutiv i transportit publik. Në ditë të zakonshme këto bileta kushtojnë 12.9 dollarë, ndërsa ky lajm ka irrituar tifozët të cilët kanë llogaritur të mbështesin kombëtaret e tyre në këtë stadium.
Në Metlife do të zhvillohen 8 ndeshje të Botërorit, përfshirë edhe finalen e madhe më 19 korrik.
Për situatën politikanët amerikanë kanë akuzuar FIFA-n. Guvernatorja e re e New Yersey-t, Mikie Sherrill tha se "FIFA nuk ka shpenzuar asnjë dollar për transportimin e tifozëve për ndeshjet e Kupës së Botës". Ajo theksoi se qytetarët e thjeshtë, të cilët i përdorin këto metro çdo ditë, nuk kanë përse mbulojnë këto shpenzime. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i FIFA-s përmes drejtorit operativ të organizimit të Kupës së Botës, Heimo Schirgi, i cili tha se masa për të "vendosur në mënyrë arbitrare çmime të larta dhe për të kërkuar që FIFA të mbulojë këto kosto është e pashembullt".
E ndërkohë që çmimet e metrosë janë shumëfishuar tifozët mbeten tejet të shqetësuar edhe për çmimet e biletave të ndeshjeve, që kanë qenë temë diskutimi prej muajsh. Tashmë të disponueshme në treg të zi bileta më e lirë për ndeshjen hapëse mes SHBA-ve dhe Paraguajit kushton 1359 dollarë, ndërsa më e shtrenjta shkon deri në 14 mijë dollarë. Për finalen kjo shifër shkon deri në 25 mijë dollarë, ndërsa vetë FIFA i nxorri në shitje si kurrë më parë me shifra të kripura. Vetëm një numër shumë i limituar tifozësh, i anëtarsuar në federatat pjesmarrëse, mund të marrë bileta për 60 dollarë.
Organizata tifozësh në Francë dhe Angli i kanë quajtur këto shifra ‘të çmendura’ dhe astronomike’ si dhe fyese për publikun që kërkon ti shohë në stadiume.
Komente









