Biletat për derbin e Manchester,
kapin shifrën e çmendur 1300 Paund

Biletat për derbin e Manchester,<br />kapin shifrën e çmendur 1300 Paund
Biletat për derbin e madh të Premier League, që me shumë gjasa do të vendosë titullin, në ndeshjen mes Manchester City dhe Manchester United, kanë kapur shifra astronomike. Në shumë raste një biletë për një vend modest në Etihad Stadium të hënën, është shitur 1.300 Paund online.

90 minutëshi pritet të sanksionojë titullin kampion në Premier League title, pasi United kryeson me 3 pikë më shumë se City, kur duhen dhe 3 sfida për tu luajtur. “Ne duam ti bëjmë thirrje tifozëve që të blejnë bileta përmes kanaleve zyrtare të ofruara nag klubet, dhe jo në mënyra të tjera në internet” tha një zëdhënës i Manchester City.

Ndërkohë një zyrtar i “Greater Manchester Police” tha: “Biletat që mund të blejnë tifozët në internet në disa platforma që shesin, mund të jenë false. Ata do të përfundojnë të mashtruar dhe nuk do të mund të shohin ndeshjen. Çmimi I çmendur nënkupton që një tifoz do të pauajë të paktën 14 Paund për çdo minutë të parë në ndeshjen mes City dhe United.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)