KORCE- Një çift bashkëshortësh kanë rrëmbyer rreth mesditës së të dielës një vajzë 11-vjeçare, me qëllim që ta martonin me nipin e tyre 15-vjeçar. Ngjarja e rrallë është shënuar në qytezën e Bilishtit.
Sipas policisë ka nisur ndjekja penale të ngarkim të Dritan Ajredinit, 25 vjeç, banues në Rëmbec të Korçës dhe Entela Ajredini, 23 vjeç. Të dy të rinjt kishim arsimim vetëm dy klasë shkollë. Burrë e grua e kanë marrë 11-vjeçaren E.T nga qyteti i Bilishtit, kundër vullnetit të saj, për ta dërguar te nipi i tyre G.A., 15 vjeç, banues në fshatin e tyre.
Familjarët e vajzës kishin bërë denoncim e zhdukjes në polici. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë” dhe do ndiqen penalisht në gjëndje të lirë.
/Shqiptarja.com