Bimët më të rralla e të çuditshme
në ditët e sotme

Bima që paraqitet në foton e parë është një nga llojet më të veçanta në botë.
Bëhet fjalë për llojin e bimës “Welwitschia mirabilis” të familjes Namibia e cila është në rrugën e zhdukjes.
Ajo rritet në vendet më të largëta dhe të paarritshme të planetit tonë e cila është e kërcënuar nhga zhdukja e habitatit të tyre, nga korrja e tregtisë ilegale dhe nga konkurrenca me speciet e tjera pushtuese.
Pjesa më e madhe e kësaj familjeje janë pjesë e Bashkimit Ndërkombëtar për Natyrën Konservative “LUCN”.

bimet e rralla

“Nepenthes attenboroughii” - Bima e dytë është një lloj bime mishngrënëse e cila u zbulua 7 vite më parë dhe është ndër bimët e rralla mishngrënëse për shkak të nektarit që sekreton rreth gojës nëprmjet të cilave tërheq buburrecat dhe insektet fluturuese. Rritet në xhunglat e thella të Azisë Juglindore.

bimet e rralla

“Tahina Spectabilis” – Bima vetëvrasëse, më e madhja ndër 170 specie që rriten në Madagscar me madhësi të gjethes 5 metër.
Jeton 30 deri në 50 vite dhe çel vetëm një herë me qindra lule magjepsëse e më pas vdes.

bimet e rralla

“Raflessia Arnoldi” – Bima kufomë e cila prodhon lulet më të mëdha në botë me erë tepër të fortë e të tmerrshme si simbolikë e ngjashmërisë së saj me kufomën.
Përhapet në pyllin Borneo dhe Sumatra dhe zhduket shumë shpejt.

bimet e rralla

“Zizania texas” – Bima që rritet vetëm në ujë, në lumin San Marcos dhe është si oriz i egër teksan. Bën pjesë në Listën Federale Amerikane të specieve në rrezik.  

bimet e rralla

“Rhizantella gardneri”- Orkidea që  kalon jetën e saj e zhytur pjesërisht nëntokë.
Ushqehet nga një parazit tokësor dhe jeton vetëm në Australi me një shkallë të lartë rrezikshmërie për zhdukje.

bimet e rralla

“Mammillaria herrerare” – I përket familjes së kaktuseve dhe ka pamjen e një topi golfi.
Vlerësohet shumë nga Hortikulturistët, rritet në Meksikë dhe është asgjësuar 95% e saj.

bimet e rralla

“Medusagyne oppositifolia” – Pema kandil deti mendohej se ishte zhdukur por u rizbulua në vitet 70’.
Sot jetojnë vetëm 80 rrënjë në ishullin Seychelles.

bimet e rralla

Bima blu mesdhetare e cila jeton vetëm në ishullin Korsik dhe Sardenjë, gjendet mbi rërë, plazhe dhe tokën e papunuar përgjatë lumenjve dhe është ndër 50 bimët më të rrezikuara për t’u zhdukur.

bimet e rralla

Bima e Sardenjës e cila jeton vetëm në Sardenjë na malin Spadu dhe është pjesë e listës LUCN.

bimet e rralla

Lulja e kripës – e quajtur kështu nga grekët jeton vetëm në Siçilinë Perëndimore dhe gjendet në tokat ranore, ka ngjyrë të verdhë të shndritshme.

bimet e rralla

Lulja e ngjashme me majdanozin” – është dukur sërish në vitin 2009 në Antlantikun e jugut  dhe gjenden rreth 40 monstra sot.

bimet e rralla
 Redaksia Online     
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove