Bima erotike, xhinxhife në
vend të përdorimit të Viagrës

Bima erotike, xhinxhife në <br />vend të përdorimit të Viagrës
Bima mund të zëvendësojë mund të zëvendësojë ilaçet në trajtimin e impotencës. Xhinxhifja mund të përdoret si alternativë e Viagrës për të luftuar impotencën mashkullore.

Këto janë rezultatet e një studimi në Korenë e Jugut nga universiteti i Yonsei dhe publikuar në "Journal of Impotence Research". Studimi ka zbuluar përmirësime midis burrave që kanë ngrënë këtë bimë për disa javë me radhë. Xhinxhifja përdoret që prej mijëra vjetësh në lindjen e largët për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Nëse deri më tani kishte studime të mëparshme që sugjeronin që xhixhifja mund të jetë e mirë edhe kundër impotencës, këta studime ishin zhvilluar vetëm mbi minj.

Studimi i koreanojugorëve, është zhvilluar në mbi 100 burra dhe ka zbulluar se pacienrtët me mosfunksionim të ereksionit të lehtë ose të moderuar, kanë pasuar një përmirësim të vogël por shumë domethënës pasi kanë ngrenë manafarreta e xhinxhifeve koreane katër herë në ditë për tetë javë.

Rezultatet inkurajuese kanë mjaftuar që ekspertët të thonë: "xhinxhifja korean përmirëson të gjitha aspektet e funksionit seksual. Mund të përdoret si një alternativë e medikamenteve për të përmirësuar jetën seksuale mashkullore"

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, Suplementi Shëndeti, 18 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi